Një 51-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Mirditë. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj. I plagosur është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Author: almakos
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke rikthyer në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arqilea Koçën. “Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 25/2019, datë 20.05.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Arqilea Koça kundër vendimit nr. 113, datë 08.03.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 59, pika 1 dhe 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit…
Ndalohet nga policia shefja e Shërbimit te Provës ne Laç, Lindita Lelcaj. Mësohet se Lelcaj akuzohet për korrupsion. Burime bëjnë me dije po ashtu se operacioni për ndalimin e Shefes së Shërbimit të provës në Laç, është bërë i mundur nëpërmjet personave të infiltruar, me metoda proaktive. Deri më tani policia nuk ka dhënë asnje njoftim zyrtar per ngjarjen.
Gjatë 24-orëve të fundit 17 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusitnë Kosovë, si dhe janë regjistruar 294 raste të reja. Numri i vdekjeve ka pasur një rritje të konsiderueshme për 24 orët e fundit ku nga 5 që u shënuan ditën e djeshme ka kaluar në 17 sot. Për sa i përket rasteve të reja, mund të themi se kemi një rënie, ku janë shënuar 35 raste më pak se dje. Njoftimi i plotë: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.035 mostra të…
Prokuroria e Tiranës paralajmëron ndryshimin e akuzës ndaj efektivit të Policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha në orët e para të mëngjesit të datës 8 Dhjetor në kryeqytet. Në një deklaratë të sotme, prokuroria shprehet se kryerja e veprimeve hetimore në drejtim të mekanizimit të ngjarjes, dhe identifikimit të përgjegjësisë penale të autorit, janë në përfundim të tyre, dhe mekanizmi i ngjarjes është i qartë dhe i zbardhur në mënyrë të plotë, dhe do reflektohet me ndryshimin e kualifikimit ligjor të veprës së kryer. Prokuroria deklaron gjithashtu se në lidhje me pretendimet për konflikt fizik,…
Të gjithë ata që do të përdorin mjete piroteknike gjatë festës së Vitit të Ri dhe për Krishtlindje do të gjobiten me nga 200 deri në 500 euro, ndërsa ata që do ti shesin ato do të dënohen me 3 deri në 10 vite burg. Këto janë sanksionet të parashikuara me nenin 31 të Ligjit kundër shkeljes së rendit publik. Për shkak se afrohen festat kur fishekzjarrët dhe mjetet e tjera piroteknike përdoren më së shumti, Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi në rrjetet sociale se edhe këtë vit do të zbatojnë fushatën kundër përdorimit të mjeteve piroteknike.…
Gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje nga dosja e vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i Forcës Shqiponja. Në rubrikën “Opinion”, në News24, gazetarja Lala zbardh dëshminë e kolegut të efektivit që qëlloi 25-vjeçarin, i cili mes të tjerash ka thënë se ka pasur përleshje fizike mes viktimës dhe autorit. Sipas gazetares, kolegu E. Gj. ka thënë se në momentin e përleshjes efektivi i Shqiponjave ka rënë në tokë dhe në atë moment ka qëlluar dy herë mbi Klodian Rashën. “Vetëm autori nuk pranon se ka pasur përplasje fizike me KLodian Rashës, ndërsa kolegu i tij e përgënjeshtron këtë. Në…
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon që me ndryshimet në ligjin për shtetësi të mënjanohen pengesat për marrjen e shtetësisë për personat që kjo e drejtë u mohohet për një kohë të gjatë. Propozim/ndryshimet ligjore kanë kaluar nevojën në Kuvend dhe do t’i nënshtrohen një debati mes deputetëve në komision. – Advertisment – Përpos njohjes së gjuhës maqedonase, të futet si kriter edhe njohja e gjuhës shqipe për arsye se edhe gjuha shqipe më, me ndryshimet e fundit, është zyrtare dhe për përdorim zyrtar në Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu, propozimi jonë është që prej 8 shtatorit të vitit 1991…
Në Tetovë me rrethinë ka më shumë persona të infektuar nga koronavirusi, se sa flasin shifrat zyrtare. Kështu thotë koordinatori i Covid Qendrës në Spitalin e Tetovës Gzim Nuredini. Ai thotë se pacientët paraqiten vonë në spital ndërsa paraprakisht as nuk testohen. Nuredini apelon pacientët që pa rekomandim të mjekut amë të mos konsumojnë barna, sidomos, antibiotikë. – Advertisment – Ka pacientë të cilët janë shëruar në kushte shtëpiake kanë marrë terapi dhe në fund vijnë përsëri në gjendje të rëndë dhe sa i përket pjesës së hospitalizimit nuk kemi numër të zvogëluar sepse këta pacientë që mundohen të shërohen…
Në këto vende mos u lidhni kurrë me WiFi. Ndoshta jeni lidhur me internet të paktën një herë në një qendër tregtare apo hotel, qoftë për arsye biznesi apo private, pa menduar nëse po rrezikoni të dhënat tuaja private. Por ky bashkim nuk është aspak i mirë. Sot, interneti pa tel është i pranishëm kudo, në pothuajse të gjitha objektet, madje edhe në kafenetë dhe restorantet ku shpesh qëndroni. Ndërsa lexoni gazetën në telefon dhe pini kafenë tuaj të parë në mëngjes në një bar – një haker mund t’ju ketë “shikuar”. Hotelet mund të jenë “të rrezikshme”, megjithëse hyrja…
Tashmë është shuar zjarri që kishte kapluar një kamion në afërsi të qarkores në Saraj. Autoritet njoftojnë se fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe viktima. Ne vendngjarje vazhdojnë të mbesin ekipet e zjarrfikësve të cilët po sigurojnë transportimin e kamionit të shkrumbuar. – Advertisment – Siç mund të shihet nga fotografitë kamioni shkrumbuar tërësisht nga zjarri.
Burime të sigurta të Syri.net, bëjnë të ditur, se pas katër ditësh nga dorëheqja e parevokueshme e ministrit të Brendshmëm, Sandër Lleshaj, Edi Rama e ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për ministret e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe njoftimi zyrtar për këtë emërim, do të bëhet ditën e sotme. Ende nuk dihet, se kush do të emërohet ministër i ri i Mbrojtjes/syri.net

