Author: almakos

-Maqedonia e Veriut po politizon punën e komisionit të përbashkët për histori, po bllokon zhvillimin e Korridorit 8 dhe investimet bullgare në vend, gënjen se Bullgaria mohon identitetin dhe gjuhën maqedonase dhe kremton diktatorin “e errët” Tito, akuzon ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva në intervistë për gazetën gjermane “Welt”, raporton “Deutsche Welle”. – Advertisment – Në intervistë, ajo krahason Josip Broz Titon me Adolf Hitlerin. Duke treguar se midis 1 shtatorit dhe 20 nëntorit janë bërë 13.699 postime negative në lidhje me Bullgarinë, Zaharieva thotë se kremtimi që Petre Shilegov bën për Titon, është njëjtë si kryetari i Berlinit…

Lexo më Shumë

Dhjetë minuta pas mesnate, në kryqëzimin e rrugëve “Boris Kidriç” dhe “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, efektivët e policisë së SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin Xh.I. (26) nga Tetova, i cili më parë kishte vjedhur një veturë “Volkswagen Polo” me targa të Tetovës, në pronësi të 35-vjeçarit S.N. nga Tetova, i cili veturën e kishte parkuar në rrugën “Kiro Ristevski” në Tetovë. – Advertisment – Vetura e vjedhur është gjetur dhe është kthyer tek pronari, ndërsa personit Xh.I. iu konfiskua një thikë dhe i njëjti po mbahet në Stacionin Policor të Tetovës.

Lexo më Shumë

Është hapur ditën e sotme spitali i parë rajonal për koronavirusin në vendin tonë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se është hapur Covid-5, që do të jetë Spitali Rajonal i Elbasanit, i cili ka 81 shtretër për të infektuarit me virusin e rrezikshëm. “Pamë të gjithë pavionet anti-Covid. Janë të gjitha shërbimet për të trajtuar qytetarët e infektuar. Janë 81 shtretër, që kanë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme, në funksion të të gjitha standardeve. Në skenarin tonë janë 5 spitale rajonale, që do të shërbejnë si spitale Covid, dhe që në total kanë 600 shtretër”, tha ministrja Manastirliu.

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme para Kuvendit një grua 38-vjeçare theu xhamin e makinës zyrtare të zëvendëskryeministrit Artan Grubi. Sipas Ministrisë së Brendshme bëhet fjalë për 38-vjeçaren V.J., e cila është ndaluar menjëherë pas incidentit. – Advertisment – Grubi tha se ai nuk është lënduar pasi nuk ishte në veturë dhe gjatë kësaj kohe po merrte pjesë në seancën parlamentare. Ai tha se nuk e njihte gruan. “Është e vërtetë. Automjeti është thyer nga ana e V.J. para hyrjes kryesore të Kuvendit derisa isha në seancën plenare për Ligjin për Shpërndarjen e Administratorëve nga programi K5. NUk jemi lënduar as unë…

Lexo më Shumë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë ditën e nesërme vizitën e saj zyrtare në Shqipëri, të parën si presidente. Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se Osmani do të qëndrojë në Shqipëri për tri ditë, ku do të takojë takime me krerët e politikës shqiptare, si dhe do të mbajë një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. “U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nga data 16-18 dhjetor do të qëndroj në Shqipëri, në vizitën e parë zyrtare prejse e ka marrë detyrën. Gjatë qëndrimit të saj…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se masat aktuale të cilat janë në fuqi po funksionojnë mirë, por për shkak të festave të fund-vitit tha se janë të nevojshme masa shtesë, siç është orari i objekteve hotelierike me qëllim që të mos vije deri tek përkeqësimi i gjendjes epidemiologjike. – Advertisment – “Edhe kjo pako e masave që tani është në fuqi është pako e masave që është sjellë në koordinim me të gjithë të tanguarit, të gjithë ata që pasojnë nga këto masa. Edhe tani jemi të gatshëm të bisedojmë. Por qëllimi është që të parandalojmë grumbullimin më…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (14/15.12.2020) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 561 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme nga ku iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë dhe zbatojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sërish mëngjesin e sotëm familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra nga një efektiv i Forcave Shqiponja, pasi nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. Vetëm një ditë më parë, qeveria shqiptare vendosi t’i japë një trajtim financiar mujor familjes së të ndjerit. 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua me dy plumba nga efektivi i policisë, pas mesnatës së të dielës së kaluar, ndërsa deri më tani kryeministri Rama ka zhvilluar tre vizita në familjen e tij.

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 30-të. – Advertisment – Në këtë mbledhje, Qeveria do të shqyrtojë Raportin për zbatimin e Ligjit për subvencionimin e kredive banesore me Propozim-vendim për kohëzgjatjen e thirrjes publike dhe numrin e thirrjeve publike për aplikimin e qytetarëve për marrjen e kredisë banesore të subvencionuar në vitin 2021. Në rend dite për shqyrtim është edhe Propozim-programi për ndryshimin e Programit për monitorim të sigurisë së ushqimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020 si dhe Propozim-programi për ndryshimin e…

Lexo më Shumë

Në një zonë të pyllëzuar në Bashkinë e Finiqit janë gjetur të braktisura rreth 140 kg marijuana. Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në 4 çanta që ishin braktisur nga persona të paidentifikuar në afërsi të  një përroi  në vendin e quajtur “Koçekët” e fshatit Sopik, Bashkia Finiq, rreth 100 metra nga rruga nacionale që lidh fshatin Livadhja me Bashkinë Konispol. Nga kontrolli i çantave brenda tyre  u gjetën  86 pako të mbështjella me natriban, me ngjyra dhe shenja të ndryshme. Brenda këtyre pakove të mbështjella  u pa se kishin  lëndë bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit…

Lexo më Shumë

Sot është afati i fundit për përdorimin e vauçerëve për turizëm, rikujton Ministria e Ekonomisë. – Advertisment – Sipas të dhënave zyrtare, përfshirë ditën e djeshme janë përdorur 61,648 kupona për turizëm vendor nga gjithsej 100,336 kupona të dërguara në email adresa të vlefshme. Platforma “Pushime në vend” përmes së cilës u realizua masa e vauçerëve për turizëm vendor do të mbyllet sot. Vizitorët që përdorin vauçer për turizëm vendor do të duhet të lajmërohen nga kapacitetet e akomodimit jo më vonë se sot. Hotelierët që kanë mysafirë që përdorin vauçerë të turizmit do të duhet të dorëzojnë fatura pagese…

Lexo më Shumë

Shqipëria renditet ende si një vend ku papunësia është në nivele të larta në raport me vendet e tjera Europës, por edhe ata që punojnë, në shumicën e tyre, marrin paga minimale. Në vitin 2018, Shqipëria ishte e para ndër vendet europiane që kishte më shumë se 23% të totalit të të punësuarve që marrin pagë të ulët, sipas përllogaritjes së Eurostat. Instituti Europian i Statistikës konsideron me pagë të ulët, ata që fitojnë më pak se dy të tretat e pagës mesatare bruto në muaj. Në vendet e BE-së më 2018 u përllogarit se 15.3% e të punësuarve kishin…

Lexo më Shumë