Author: almakos

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë do të shqyrtohen propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Komisioni në fjalë vendosi që t’i rekomandoj Qeverisë një pako të re të masave restriktive për periudhën nga 18 dhjetori deri më 21 janar, me qëllim që të shmanget rritja e numrit të të infektuarve me Kovid-19 gjatë festave. Propozohet që objektet hotelierike të mbyllen në ora 18:00 në vend të 21:00 dhe të mos ketë grumbullime nëpër shtëpi dhe jashtë saj. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Analisti Arian Vasjari deklaron se shteti nuk mund të jetë vandal, siç mund të jetë një turmë protestuesish dhe se duhet të jetë shumë i duruar. Duke komentuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha dhe protestat që pasuan, Vasjari tha në “Real Story” në News24 se ka një tejkalim të kompetencave nga policia. “Ka një përpjekje intelektualiste të pandershme që të ndërtohet një paralele, shkak-pasojë për shkak të një dhune ka një dhunë. Protesta nuk është gjë tjetër përveçse përplasje e dy forcave. Turma dhe shteti. Turma është një entitet kaotik, anonim. Shteti nuk mund të jetë tjetër përveç një forcë…

Lexo më Shumë

Personi që publikoi përgjimet për zgjedhjet në Dibër, denoncon sërish qeverinë. Gazetari gjerman i “Bild” Peter Tiede, në një postim në “Facebook”, ai del në mbështetje të gazetares Desada Metaj, për të cilën thotë se është akuzuar për thirrjen e protestave dhe organizimin e tyre duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se kërcënon shtypin e lirë. Madje ai thotë se kjo gjë i ka ndodhur dhe atij personalisht. “E pabesueshme se çfarë po ndodh përsëri në Shqipëri: Sot policia hyri në banesën e gazetares Desada Metaj. Prej ditësh ka pasur protesta për vrasjen e një 25-vjeçari nga oficeri i policisë. U…

Lexo më Shumë

Është mbajtur sot në Tiranë dita e gjashtë e protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia. Gazetari Erjon Skëndaj raporton se sot  protesta ka qenë shembullore. Protestuesit thërrasin në kor “Rama ik”, “Poshtë diktatura” dhe “Lironi djemtë tanë”. Protesta e mbajtur nuk ka qenë e dhunshme, sikundër janë shënuar raste në ditët më herët. Është vendosur kordon policie përpara godinës së Kryeministrisë. Mirëpo, nuk është shënuar asnjë incident, nuk ka pasur përballje mes demonstruesve dhe policisë. Të vetmet thirrje kanë qenë ata për lirimin e protestuesve të tjerë, që po mbahen në izolim. Protestuesit më shumë qëndruan pranë…

Lexo më Shumë

Vrasja e Klodian Rashës, të riut 25-vjeçar nga policia në Tiranë, ka ndezur protesta në Shqipëri dhe jashtë vendit. Shqiptarët duket se e kanë përvetësuar këtë kauzë mjaft të rëndësishme, ku një i ri humbi jetën nga forcat e policisë në kryeqytetin shqiptar. Kështu, shqiptarët në Belgjikë janë mbledhur përpara ambasadës shqiptare në Bruksel dhe kanë protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit. Ata mbanin në duar flamuj shqiptar dhe brohorisnin në kor “Drejtësi për Klodianin”, “Poshtë diktatura” etj.

Lexo më Shumë

Është dhënë sot nga Gjykata e Tiranës masën e sigurisë për 24 protestues të ndaluar nga ana e uniformave blu, në demonstratën për vrasjen e të riut Klodian Rasha. Nga sa mësohet, ana e gjykatës janë dhënë 4 masa sigurie “arrest me burg”. Po ashtu, gjykata ka dhënë masën e “arrestit me burg” me afat 10-ditor për 6 protestues. Gjykata ka dhënë “arrest në shtëpi” për 4 masa sigurie, kurse 10 masa u dhanë “detyrim paraqitje”.

Lexo më Shumë

Në Shqipëri, java e shkuar shënoi një përmirësim të situatës së koronavirusit. Ndërsa rastet e reja të konfirmuara mbetën thuaje në të njejtat kuota, numri I vdekjeve ra, mesatarja 7-ditore e pozitivitetit u ul, dhe në spitale, u reduktua numri i pacientëve e po ashtu dhe i atyre që janë në gjendje kritike. Të dhënat zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës dëshmojnë se rastet e reja arritën në 5508 të prekur, vetëm 7 më shumë se java pararendëse. Ndonëse të shtunën u shënua shifra rekord prej 879 të infektuarish në 24 orë, mesatarja ishte 786 të prekur në ditë.…

Lexo më Shumë

Qeveria jep ndihmë financiare për familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili mbeti i vrarë pasi një efektiv policie e qëlloi me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ndodhi pas mesnatës së të martës, në Laprakë. Siç thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, për Qazim Rashën, babain e të ndjerit qeveria ka lidhur një pension rreth 8-fishi i pensionit social për çdo muaj. Vrasja e të riut ngjalli debate të ashpra në publik, ku tashmë prej ditësh po mbahen protesta në vend kundër qeverisë. Kjo ngjarje solli edhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt po posti i ministrit të Brendshëm. Ndërkohë, që…

Lexo më Shumë

Një rënie e lehtë e rasteve të reja me COVID-19 në vend, por numri i viktimave mbetet i lartë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes. Gjithashtu është në dispozion 24…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 741 testime të dyshuara për koronavirus dhe prej tyre 213 kanë rezultuar pozitivë. Më shumë raste janë paraqitur në Shkup, e ndjekur nga Kumanova, Tetova dhe Kavadari. Po ashtu nga sëmundja e kanë humbur betejën me koronavirusin 26 pacientë. Mosha më e re e viktimave është 50 vjeç dhe më i moshuari një 89-vjeçar. Ndërsa betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit e kanë fituar 632 persona. Deri më tani në vendin tonë janë kryer 365 599 testime për COVID -19 dhe prej tyre janë prekur 73…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.327 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive. IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (52 vjeç), Prizren 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (81…

Lexo më Shumë