Author: almakos

Përfundoi pa sukses edhe përpjekja e fundit e Presidencës gjermane për t’i zhbllokuar këtë fundvitit negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Për shkak të vetos bullgare, BE-ja nuk arriti ta miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë ka pak gjasa miratimi i një kornize vetëm për Shqipërinë. Raportohet jozyrtarisht se kërkesat bullgare janë bërë pjesë e propozim-konkluzioneve të reja që do të diskutohen sonte nga ambasadorët evropian dhe se rrjedhimisht këtë herë do të mbështeten nga Sofja. Në paragrafin 8 të propozim-konkluzioneve theksohet: – Advertisment – Propozim-konkluzion për zgjerimin: “Patjetër t’iu përmbaheni deklaratave dhe veprimeve që…

Lexo më Shumë

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur sot ne Durrës Skrapar dhe Berat, ku iu ka kërkuar 5 subjekteve që të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve. Gazetarja Dorjana Bezat raportonse bëhet fjale për shtetasit Arben dhe Viktor Lekli, Çlirim Ymerali, Andrea Ajasllari, Andrea Shyti. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A.L., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”; V.L., banues në Durrës, i…

Lexo më Shumë

Për çdo formë të organizimit, përfshi edhe ato në vende të hapura ka protokolle adekuate, deklaroi Venko Filipçe derisa komentoi aktivitete e shtuar në sheshin e Shkupit në prag të festave të fund-viti. Ai me këtë rast apeloi deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë protokollet dhe rekomandimet që kanë të bëjnë me ballafaqimin me koronavirusin. – Advertisment – “Për çdo forma të organizimit të ndonjë ngjarje në hapësira të hapura por edhe të mbyllura, praktikisht ka rekomandime dhe protokolle adekuate, përfshi edhe rekomandimin që të mos ketë grumbullime. Sa i përket asaj që po ndodh në sheshe, ne…

Lexo më Shumë

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës Policie solli reagime të shumta por edhe protesta të cilat po mbahen prej një jave në vend. Së fundmi, ka ardhur dhe një reagimi i Këshillit të Europës. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare KE thekson se duhet parandaluar dhuna policore dhe të mbështetet e drejta për lirinë e tubimit paqësor. “Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë përmbajtje në demonstratat e policisë dhe të sigurojnë hetime të hollësishme, të pavarura dhe efektive për të gjitha pretendimet e përdorimit të tepruar të forcës”, tha Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat…

Lexo më Shumë

Pas disa dështimeve të Presidencës gjermane të BE-së që të miratojë një varg vendimesh për zgjerimin, sot, megjithatë, pritet të miratohen së paku Konkluzat e Këshillit Evropian, kushtuar këtij procesi. – Advertisment – Por, për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë, nuk pritet të kalojë vendimi për miratimin e Kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut. Si pasojë e kësaj, disa shtete kanë kundërshtuar që të miratohet korniza e ngjashme edhe me Shqipërinë. Rrjedhimisht, sot pritet vetëm miratimi me procedurë të shkruar i Konkluzave kushtuar zgjerimit të BE-së dhe procesit të stabilizim-asociimit. Në to pritet të përseritet thirrja për rritjen e përpjekjeve…

Lexo më Shumë

Në ditët e fundit, më shumë se një mijë raste të infeksionit me një variant të ri të coronavirusit janë zbuluar në Angli. Rastet janë raportuar kryesisht në jug të vendit. “Ne kemi identifikuar një variant të ri të coronavirusit që mund të lidhet me një përhapje më të shpejtë në jug-lindje të Anglisë”, tha dje Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock. “Analiza fillestare sugjeron që ky variant po përhapet më shpejt se ato ekzistuese. Duhet të theksoj në këtë pikë që tani për tani nuk ka asnjë indikacion që ky variant shkakton një formë më serioze të sëmundjes, dhe informacioni…

Lexo më Shumë

Presidenti i shtetit , Stevo Pendarovski në fjalimin e tij vjetor para Kuvendit theksoi se vendi muajve të fundit ka pasur sfida të mëdha me pandeminë dhe se struktura shëndetësore e brishtë në vend e ka bërë edhe më të vështirë luftën ndaj sëmundjes Covid-19. – Advertisment – “Rrënimi i strukturës shëndetësore me dekada mundë të kontribuonte për rezultate edhe më të rënda, po të mos ishte angazhimi natë e ditë i ushtrisë, policisë, punonjësve shëndetësore dhe mijëra vullnetarëve. Detyra jonë e parë dhe më e rëndësishmja që na pret neve si shtet menjëherë pas vendosjes në kontroll të pandemisë…

Lexo më Shumë

Lëvizja për Universitetin ka protestuar sot përpara ministrisë së Arsimit. Ata kanë hedhur bojë mbi këtë godinë, ndërsa përmes një deklarate drejtuar ministres Kushi shprehen se të protestosh nuk është krim, duke vijuar se “krim dhe kriminale janë tentativat për të përndjekur të miturit nëpër shkolla”. Përmes kësaj deklarate të rinjtë shprehen se sistemi arsimor në vend po shkon drejt rrënimit, ndërsa mundësinë për t’u shkolluar e kanë gjithnjë e më shumë të pasurit. “Për fyerjen ndaj të rinjve dhe gjithçka që shkon mbrapsht në shkollat tona, ministria që ju përfaqësoni meriton të njolloset dhe ju vetë të dorëhiqeni”.

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 40 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 495 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19, transmeton Alsat. – Advertisment – Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 17 persona. Një pacient është pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, gjashtë pacientë janë pranuar në Klinikën e Neurologjisë, tre në Institutin e TBC-së, dy në Klinikën e Dermatologjisë dhe një në Klinikën për Sëmundje të Syve Në Klinikën e ORL-së janë pranuar katër pacientë. Ministria e…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 16.20 në Sheshin e Qytetit në Tetovë, policia ka arrestuar arrestuar dy persona, B.A. (45) nga Tetova dhe XH.M .(46) nga fshati Çelopek i Tetovë. Personat në fjalë janë arrestuar për shitje të mjeteve piroteknike. – Advertisment – MPB njofton se të arrestuarit po mbahen në në Stacionin Policor të Tetovës ndërsa u janë konfiskuar më shumë se 2,000 copë pajisje të ndryshme piroteknike.

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e djeshme e nipit të fisit Gjini, Anton Kelit në Rrëshën. Gazetari Elidon Ndreka raporton se Anton Keli jetonte jashtë shtetit me bashkëshorten dhe fëmijët, dhe kishte ardhur në prag festash tek e ëma. Ai u ekzekutua mbrëmjën e kaluar sapo zbriti nga makina, teksa eci për 40 metra në këmbë për të kërkuar ndihmë në një biznes afër, teksa edhe pse u transportua në spital nuk shpëtoi dot. Sipas burimeve nga Policia, edhe pse nuk ka ende asnjë të arrestuar, pista kryesore mbetet hakmarrja pasi Anton Keli është nip i fisit Gjini që është…

Lexo më Shumë

Pyetjet dhe programet për provimin e maturës shtetërore janë thjeshtësuar dhe po harmonizohen me kushtet në të cilat do të zhvillohen provimet këtë vit shkollor, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska. – Advertisment – E pyetur për reagimet në rrjetet sociale nga grupe nxënësish që kërcënojnë të bojkotojnë orët “online” dhe kërkojnë uljen e numrit të lëndëve në të cilat do të hyn në provim, Carovska tha: “Matura është e detyrueshëm jo vetëm në vendin tonë por edhe në vendet e rajonit dhe në vendet e zhvilluara të Evropës. Ne jemi plotësisht të përgatitur që provimi i maturës…

Lexo më Shumë