Brukseli arrin kompromis për miratimin e konkluzioneve për zgjerimin e Unionit, por ende jo për kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut. Madje kërkesat bullgare janë bërë pjesë e propozim-konkluzioneve të reja të cilat u miratuan sonte nga ambasadorët evropian. Në paragrafin 8 të propozim-konkluzioneve theksohet: – Advertisment – Propozim-konkluzion për zgjerimin“Patjetër të frenoheni nga deklaratat dhe veprimet që ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore. Këshilli i BE-së rikujton Marrëveshjen e Prespës mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe Marrëveshjen për marrëdhënie të mira fqinjësore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe thekson rëndësinë e zbatimit…
Author: almakos
Asnjë ankesë nuk ka arritur në Komisionin Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet lokale në Shtip dhe Pllasnicë. Komisionerët dhe vëzhguesit nuk kanë evidentuar në procesverbale as veprimin e deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski i cili pas votimit shpalosi fletëvotimin duke shkelur dispozitat e Kodit Penal mbi ruajtjen e fshehtësisë së votës. Veprime nuk ndërmerren as nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme të cilat i hedhin fajin njëra tjetrës lidhur me ndjekjen e mundshme penale ndaj deputetit Jahoski. – Advertisment –
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës Vjosa Osmani ka qenë e prerë, e qartë dhe me një qëndrim të pandryshuar sa i përket minishengenit, ose ndryshe shengenit rajonal, një iniciativë që shkon para mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Osmani tha gjatë konferencës për mediat me Presidentin e Republikës Ilir Meta se ka shumë shpresa për ta bindur kryeministrin Rama që ky nuk është projekt që favorizon Kosovën dhe Shqipërinë. Ajo tha se do kërkoj të ketë dokumentin pasi vetëm flitet por nuk ka asnjë dokument që tregon se çfarë është ky minishengen. Osmani theksoi më tej se…
Policia e Kumanovës ka arrestuar kolegun e tyre Goran Jovanovski i njohur me nofkën “VUK” (anëtarë i njësitit për intervenime) për sulm fizik ndaj kolegëve të tij. Përkatësisht, mbrëmë rreth orës 21:30 Jovanovski është ndaluar nga kolegët e tij për kontroll. Pas një zënke verbale ai ka sulmuar kolegët e tij, ndërsa më pas është vërtetuar se i dyshuari ka qenë nën ndikimin e alkoolit. Jovanovski mësohet se përleshjen fizike e ka vazhduar edhe brenda Stacionit Policorë në Kumanovë, gjë që ka ndikuar në prishjen e rendit dhe qetësisë në institucion si dhe shqetësimin e nëpunësve dhe palëve prezente në…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkon Gjykatës konfiskimin e pasurisë së pesë personave të përfshirë në çështjen e “Toyota Yaris”. Bëhet fjalë për vlera monetare dhe pasuri të paluajtshme. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar verifikimet pasurore për procedimin pasuror Nr.1 të vitit 2019, në ngarkim të shtetasve Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Në përfundim të verifikimeve pasurore, bazuar në parashikimet e nenit 21 e vijues të ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të…
Propozim buxheti për vitin e ardhshëm u debatua nga deputetët në seancë plenare. Ministri i Financave Fatmir Besimi, në prezantimin e tij e prezantoi atë si një buxhet i cili siguron mjete për kujdes më të madh shëndetësor, para për të luftuar Kovid-19, transferime sociale dhe realizim më të madh të investimeve kapitale. Sipas planit vitin e ardhshëm shteti planifikon të shpenzojë mbi katër miliardë euro. Të ardhurat totale janë pozicionuar në 3.4 miliardë euro. Për deputetët e opozitës, buxheti për vitin 2021 nuk do të sjellë asgjë që u është premtuar qytetarëve. – Advertisment –
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën COVID19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 2657 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 637 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 249 raste në Tiranë, 56 raste në Lezhë, 45 raste në Shkodër, 35 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Mat, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Durrës dhe Mirditë, 13 raste në Sarandë dhe Dibër, 12 raste në Berat, 10 raste në Tepelenë, 8 rste në Pogradec dhe Korçë, 7 raste në Peqin, 6 raste në…
Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë tregon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 865 raste të reja nga 2889 testet e bëra. Kjo tregon se 29,9% PCR testeve kanë rezultuar pozitiv nga Covid-19. Sipas qyteteve në Shkup i diagnostikuan 330 raste të reja, Prilep 47, Tetovë dhe Manastir 42, Kavadar 38, Ohër 36, Veles 35, Gjevgjeli 33 dhe në qytetet tjera nën 20 e më pakë të prekur. Ndërkaq, 641 u regjistrua numri i të shëruarve nga kurimi spitalor dhe shtëpiak. Por, numri i të vdekurve mbrëmë ishte 25 pacientë, prej të cilëve 10 në Shkup. Numri i përgjithshëm…
Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsionin ende po heton 163 ndërmarrje që morën para nga shteti në pranverë për t’i paguar punëtorët. Nuk ka detaje se çfarë është ndërmarrë, por gjithashtu nuk ka përgjigje pse kompanitë i kanë përdorur paratë për diçka tjetër në vend që t’ua japin punëtorëve. – Advertisment – Prokuroria: “Lënda për të cilën po interesoheni dhe që ka të bëjë me kallëzimet penale të paraqitura nga Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë për kompanitë që kanë abuzuar me ndihmën shtetërore është në procedurë para-hetimore” Ndërsa prokuroria mbledh prova për keqpërdorimet e bëra në pranverë, Qeveria publikoi…
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla kanë inspektuar qendrën e re shëndetësore në Pajovë, të Peqinit, e cila sapo ka përfunduar rehabilitimin e plotë, në kuadër të programit kombëtar të riundërtimit të 300 qendrave shëndetësore. Ministrja Manastirliu deklaroi se pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia e COVID19, investimet në sektorin shëndetësor nuk kanë ndalur asnjë moment. “Përgjatë muajve të pandemisë, pavarësisht sfidave të vërteta që kemi patur përsa i përket të gjithë situatës, ne ja kemi dalë që të mos ndalim punën tonë për investimet në sektorin shëndetësor.…
Prodhuesit e duhanit sërish dolën në rrugë. Ata për dy orë bllokuan rrugën para Prilepit, ndërsa bllokada më e madhe ishte në rrugën Prilep – Gradsko, në Pletvar. Protesta pati edhe në rajonin e Strumicës. Duhani i tyre sërish vlerësohet për dy klasa më poshtë dhe me këtë edhe shitet me çmim më të ulët. Prodhuesit thonë se janë mashtruar nga kompanitë. Nëse nuk hiqet klasa e katërt e duhanit dhe çmimi i duhanit nuk arrin 200 denarë për kilogram, bllokadat do të vazhdojnë. – Advertisment – Ata na mashtruan, e gënjyen edhe ministrin. Kjo do të dalë jashtë kontrollit.…
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë një propozim të çuditshëm për europianët gjatë drekës së Krishtlindjeve. Sipas OBSH, duke ditur se Europa po kalon një valë vdekjeprurëse të COVID-19, qytetarët duhet të mbajnë maska gjatë mbledhjeve familjare për Krishtlindje. Shumë prej vendeve janë të vendosura mos i mohojnë qytetarëve festën e Krishtlindjeve, dhe do të lirojnë disa masa, por kjo rrezikon një përhapje të COVID-19.

