Author: almakos

Zbardhen identitetet e plota të viktimës dhe autorit të krimit të rëndë sot në Kuçovë, ku një 44-vjeçar vrau me armë zjarri një 41-vjeçar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj. Gazetarja Eneida Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se viktima është identifikuar me emrin Ajet Guneli, ndërsa autori i dyshuar është Vangjel Polovina. Sipas policisë, viktima i kishte dhënë me qira një stallë derrash autorit të dyshuar, ndërsa për këtë fakt dhe kishin pasur konflikte, duke çuar në krimin e rëndë. Sipas bluve, autori pretendon se kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën pasi…

Lexo më Shumë

Autopsia ka konfirmuar se trupat e gjetur në katër valixhe në Firence të Italisë janë të çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho, 62 dhe 60 vjeç. Sipas Corriere della Sera, në kërkim është shpallur djali i tyre, Taulanti. Pikërisht më 2 nëntor 2015, ditën kur çifti u zhduk, ata kishin shkuar për të takuar djalin e tyre. Ai do dilte nga burgu i Soliçianos, ku kishte kaluar 4 vite për tregti droge. Sipas gazetës italiane, Taulanti 28-vjeçar është shpallur në kërkim në mbarë botën. Mendohet se ai është i fundit që ka parë gjallë prindërit e tij. Gazeta thekson se…

Lexo më Shumë

Nata e dytë me radhë kur policia në tetove po hasë në lokale të cilat punojnë pas orës 21:00 duke thyer kështu masat anti-Kovid. – Advertisment – Mbrëmë rreth orës 21;45 minuta, policia në Tetovë ka privuar nga liria F.I. 33 vjeç nga Shipkovica, për shkak se lokali në rrugën “Ilindenska”, në Tetovë të cilin ka drejtuar personi në fjalë ka punuar pas orës 21:00 duke mos respektuar masat anti-Kovid. “Objekti është mbyllur derisa personi me inicialet F.I. është ndaluar në stacionin policorë të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate”, njoftojnë…

Lexo më Shumë

Vendi ynë sot do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 15°C. Era do të fryejë në drejtim Verior-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (16.12.2020) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik. Në territorin e Komunës së Çairit janë shqiptuar gjithsejtë 160 gjoba, prej të cilave: 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 13 për makina të paregjistruara, 8 për kalim në ngjyrë të kuqe të semaforit, 7 për motoçikleta. – Advertisment – Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për kujdes më të madh dhe respektim të rregullave në trafik.

Lexo më Shumë

Moti sot në vendin tonë do të jetë me vranësira. Paradite nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të sillet prej minus 1 deri në 6 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 7 deri në 15 gradë Celsiusë. – Advertisment – Në Shkup dhe rrethinë, paradite me paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të ulet në 1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 9 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

Kryeredaktori i ‘Gazetës Shqiptare’ Erl Murati deklaroi se protestat në vendin tonë nuk mbahen nëse nuk do opozita. Teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’, Murati tha se populli nuk ka arritur atë nivel demokracie sa të përbuz partitë dhe të ngrihet vetë në protestë. Po ashtu ai u ndal dhe tek deklarata e kryeministrit Edi Rama se; ‘edhe 500 mijë vetë të dalin në shesh, se heq Ardi Veliun’, duke shtuar se nëse ndodhte kjo do i duhej të hiqte drejtorin e Policisë së Shtetit, por të ikte dhe vetë. “Këtu populli nuk ngrihet po nuk…

Lexo më Shumë

Avokati Spartak Ngjela, duke folur në “Skype” në “News 24”, për vrasjen e Klodian Rashës nga polici Nevaldo Hajdaraj, deklaroi se forcat policore u përballën me një uragan primitiv. Sipas Ngjelës, protestuesit kishin si qëllim që të destabilizojnë vendin. “Policia dy ditët e para ishte inaktive, e lënë pa mjete, në dorë të një uragani primitiv, me fëmijë, ku 40 përqind ishin romë. Janë në hall të madh dhe donin që të destabilizonin vendin. Siguriisht ka një viktimë dhe duhet respektuar familja. Këta ngjarjnë si hordhitë e 6 shkurtit, dikur ku nxorën adoleshentët të prishin xhami e kisha. Këta donin…

Lexo më Shumë

Pas kritikave të zëvendëskryeministrit të Shqipërisë Erion Braçe ndaj Albin Kurtit, teksa ky i fundit mbrojti protestuesit për vrasjen e Klodian Rashës, ka reaguar drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Bojken Abazi. Abazi shprehet se dhuna e pushtetit në Shqipëri vazhdon të jetë sistematike, kurse shton se në raport me pushtetin e kaluar në Tiranë, thjesht janë ndryshuar rolet. Postimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë Bojken Abazi: Pas statusit të gjatë të zv. kryeministrit, Erion Braçe, mbi Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin, ia rikujtojmë z. Braçe se shumë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, unë përfshirë, ishim aty më “21…

Lexo më Shumë

Petrit Vasili, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka vënë alarmin për ndryshimin sërish të marrëveshjes së 14 janarit me opozitën nga ana e maxhorancës. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se Rilindja ka shqyer ndryshimet konsensuale të Kodit Penal dhe kërkon të heqë mbrojtjen për ata që denoncojnë krimet zgjedhore. Thirrja e tij është për ambasadorët, duke qenë se ligjet pjesë e reformës zgjedhore janë asistuar dhe mbështetur nga SHBA dhe BE. POSTIMI I VASILITAmbasadore flisni, Rilindja shqyen sërish marrëveshjen e 14 janarit, duke ulur garancitë e procesit zgjedhor!Rilindja shqyen edhe ligjet e miratuar me konsensusin,…

Lexo më Shumë

Vaksinat kundër koronavirusit mund të mos arrijnë tek një e katërta e njerëzve në botë deri në vitin 2022, zbulon studimi. Pak më shumë se gjysma e të gjitha dozave të planifikuara të vaksinave të koronavirusit janë blerë nga vendet me të ardhura të larta si Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Australia, që do të thotë se sa një e katërta e popullsisë së botës nuk do të mund të vaksinohen deri në vitin 2022, njoftuan studiuesitKëto vende të pasura kanë porositur paraprakisht afër 7.5 miliardë doza vaksinash Covid-19, të mjaftueshme për të vaksinuar 3.76 miliardë njerëz, zbulon universiteti Johns…

Lexo më Shumë