Ndalohet nga policia shefja e Shërbimit te Provës ne Laç, Lindita Lelcaj.
Mësohet se Lelcaj akuzohet për korrupsion. Burime bëjnë me dije po ashtu se operacioni për ndalimin e Shefes së Shërbimit të provës në Laç, është bërë i mundur nëpërmjet personave të infiltruar, me metoda proaktive.
Deri më tani policia nuk ka dhënë asnje njoftim zyrtar per ngjarjen.



