Efektivi Fadil Allaraj, i cili mbeti i lënduar në sy gjatë protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i “Shqiponjave”, është nisur mbrëmjen e kaluar drejt Turqisë për një ndërhyrje më të specializuar.
Në fotot e postuara nga kryeministri Edi Rama, Allaraj është shoqëruar në Rinas nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe nga drejtori i përgjithshëm i Pòlicisë së Shtetit Ardi Veliu.
“Efektivi i plágosur i Pòlicisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.



