Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka thënë se buxheti i shtetit po shkon për PPP-të. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se duhet të shkurtohen pagesat për koncesionet e qeverisë, pasi po jepen shumë para në këtë lloj forme.
Postimi i presidentit Ilir Meta
Do RRITEN gati me DY HERË pagesat për PPP-të me mbështetje buxhetore, nga 7.9 MILIARD LEKË në vitin 2020, në 14.5 MILIARD LEKË në vitin 2021. TË SHKURTOHEN pagesat për PPP-të dhe TË SHTOHEN fondet për GRUPET më TË PREKURA nga COVID-19.



