Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se qarkullimi rrugor në Shqipëri vijon pa probleme. Përmes një njoftimi të shpërndarë mëngjesin e sotëm në “Facebook”, ARRSH, deklaron se kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat për shkak se temperaturat janë të ulëta në veri dhe juglindje të vendit “Reshjet kanë pushuar temperaturat janë shumë të ulëta në veri dhe në juglindje të vendit. Kontraktorët kanë bërë shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat. Qarkullimi bëhet normalisht në të gjitha akset kombëtare”, thuhet në njoftim. Po ashtu, ARRSH-ja u bën thirrje shoferëve që të tregohen të kujdeshëm sidomos gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit për shkak të ngricave në rrugë. “Të…
Author: almakos
Gjatë 24 orëve të fundit (16/17.01.2021 ) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 306 shkelje për mosmbajtje të maskës për mbrojtje nga Cvoid-19. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim mbrojtjen nga pandemia Covid-19. – Advertisment –
Besimi i qytetarëve të Kosovës në premtimet që partitë politike i japin gjatë fushatave parazgjedhore dhe zgjedhore, është mjaft i ulët , thonë disa qytetarë të Prishtinës. Qytetarët do të jenë mosbesues edhe ndaj premtimeve që do t’u japin këto parti para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, thotë analistja Jeta Krasniqi. Qytetarët, me të cilët ka biseduar Radio Evropa e Lirë, thonë se përvojat e deritashme nga fushatat zgjedhore të kaluara, kanë treguar se pjesa më e madhe e premtimeve të partive politike, që garojnë për ulëset e Kuvendit të Kosovës dhe për të qeverisur vendin,…
Presidenti Ilir Meta paralajmëroi dje se më 25 prill Shqipëria do të përjetojë përmbysje të madhe dhe jo thjesht rotacion. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar numri dy i Qeverisë, Erion Braçe. Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe shkruan me ironi se sa mirë bën fushatë presidenti, dhe i kujton Metës se çfarë ka thënë vite më parë për kryedemokratin Lulzim Bashën. “SA MIRE QE BEN FUSHATE TI! E NGATERROJ UNE APO ESHTE I NJEJTI QE KA THENE: LULZIM BASHA TE GENJEN EDHE PER OREN?”, shkruan Braçe me ironi.
Ilustrim: Inspektorati Shtetërorë i Tregut Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 21:30, në Sedllarcë të Epërme në Tetovë policia ka privuar nga liria 41-vjeçarin B.I., transmeton Alsat. Lokali tij ka punuar pas orarit të lejuar për punë, ndërsa policia në objekt ka hasur në 29 persona. MPB informon se objekti është mbyllur nga Inspektorati i Tregut ndërsa pas zbardhjes së rastit, do të përgatitet parashtresë në përputhje me Kodin Penal për mosveprimin sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie. – Advertisment –
Policia greke ka arrestuar në Kakavijë një shqiptar të shumëkërkuar, i cili po tentonte që të hynte në shtetin helen. Shqiptari po tentonte te hynte ne Greqi, pasi kishte kaluar doganën shqiptare. Nga verifikimi në sistem, ai rezulton i kërkuar nga policia italiane për trafikimin të një sasie te madhe droge, për të cilën është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 5000 euro gjobë.
Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe i ftohtë. Në pjesët veriore mot i ndryshueshëm i vranët, gjatë natës me kushte që në disa vende të bie borë e dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit përkohësisht e përforcuar veriperëndimore, transmeton Alsat. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -13 deri në -4, ndërsa ajo maksimale prej -13 deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të lëviz prej -7 deri 3 gradë. – Advertisment – Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me re dhe me periudha me…
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell por që herë pas here do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat do të sjellin reshje të izoluara dëbore, në zonat juglindore. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -12°C në -3°C, në zonat e ulëta nga -4ºC në 04°C dhe në zonat bregdetare nga -1°C në 06°C. Era do të fryej në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë. Kosova sot do të…
Ndërmarrja Qarkulluese Publike-Shkup njofton se nuk ka të lënduar nga aksidenti zinxhirë që ka ndodhur pasditen e sotme mes një autobusi dhe dy makinave afër Fakultetit të Pylltarisë në Shkup, njofton Alsat. Sipas raportimit në NQP “Shkup”, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00, kur një nga makinat ka goditur autobusin e linjës 50. NQP Shkup njofton se MPB po punon për zbardhjen e plotë të rastit. Ndryshe, që nga janari deri në qershor të vitit 2019, NQP Shkup ka regjistruar 73 aksidente në trafik, prej të cilave 50 me faj të makinave tjera. – Advertisment –
Mjeku i njohur imunolog, Genc Sulçebe i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News24, tha se edhe me një dozë të vaksinës anti-Covid, njeriu është i mbrojtur ndaj virusit të rrezikshëm. Sipas mjekut Sulçebe, imuniteti që krijon vaksina në trupin e njeriut është mjaft i mirë, po aq sa imuniteti bio. “Imuniteti që krijon vaksina ka treguar që është po aq i mirë sa një infeksion natyral. Kjo nuk është absolute, por imuniteti i vaksinës është mjaft i mirë. Nëse ne kemi nevojë të imunizojmë sa më shumë njerëz, kemi leverdi të imunizojmë sa më shumë njerëz që s’kanë rënë…
Gjatë 24 orëve të fundit 5 persona kanë humbur betejën me Covid-19 në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar 581 raste të reja me koronavirus, nga 3,029 testime të kryera. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin,…
Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2176 testime për koronavirus dhe prej tyre 361 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 14 pacientë te diagnostikuar me COVID, ndërsa janë shëruar 2.116 persona. Vendi aktualisht ka 14.461 raste aktive me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 88.749 raste, prej të cilëve 71.592 janë rikuperuar, kurse 2.696 pacientë kanë humbur betejën me sëmundjen e Covid-19. – Advertisment –

