Policia greke ka arrestuar në Kakavijë një shqiptar të shumëkërkuar, i cili po tentonte që të hynte në shtetin helen.
Shqiptari po tentonte te hynte ne Greqi, pasi kishte kaluar doganën shqiptare.
Nga verifikimi në sistem, ai rezulton i kërkuar nga policia italiane për trafikimin të një sasie te madhe droge, për të cilën është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 5000 euro gjobë.