Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan në rrjetet sociale se kompanisë së biznesmenit të arrestuar në Francë, Ermal Beqiri i janë paguar 8.5 mln euro pagesa nga Qeveria.
Në denoncimin e Berishës thuhet se “Ermal Beqirit i kanë kaluar sot, me urdhër nga lart, nga Ministria, gati 8 milionë e ca euro, me një përshkrim për AKSHI-n, për mirëmbajtje kompjuterike: 848,000,000 lekë për Soft & Solution”.
Postimi i Berishës:
848,000,000 lekë (8.5 mln euro) i kalohen sot kriminelit Ermal Beqiri me urdhër të Ramës!
Të dashur miq,
Pavarësisht se është i arrestuar për qindra milionë euro vjedhje në AKSHI, kopshtin privat të Edi Ramës për llogari të këtij të fundit, Rama urdhëron të shpërblehet sot edhe me 8.5 milionë euro të tjera kështjellari i tij.
Ky është shteti i kreut të Meduzës, apo padrinos së organizatës kriminale.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital:
“Përshëndetje, Doktor. Ermal Beqirit i kanë kaluar sot, me urdhër nga lart, nga Ministria, gati 8 milionë e ca euro, me një përshkrim për AKSHI-n, për mirëmbajtje kompjuterike: 848,000,000 lekë për Soft & Solution.
AKSHI – Përmirësimi i shërbimeve elektronike me teknologji mikroservisi. Kontratë nr. prot. 116, datë 13.12.2024, Ministria e Financave, Tiranë.”



