Regjistrohen 581 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Regjistrohen 581 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit 5 persona kanë humbur betejën me Covid-19 në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar 581 raste të reja me koronavirus, nga 3,029 testime të kryera.



Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin, Prrenjas, Gramsh, 7 raste në Mallakastër, Divjakë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Librazhd, Bulqizë, Shijak, Kuçovë, Libohovë, 4 raste në Korçë, Tropojë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Belsh, 3 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Dropull, 2 raste në Tepelenë, Vorë, Patos, Poliçan, 1 rast në Mirditë, Përmet, Selenicë, Roskovec.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë.

Sa i përket situatës në spitale, aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Kurse, betejën me sëmundjen e humbën: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç.

COVID-19 – Statistika (16 Janar 2021)

Raste të reja ditore        581

Të shëruar në 24 orë     465

Të shtruar në spitale     276

Humbje jete në 24 orë   5

Testime ditore              3029

Testime totale            310,667

Raste pozitive             67,216

Raste të shëruara       40,090

Raste Aktive                25,856

Humbje jete                 1270

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14899

Fier  1923

Shkodër   1384

Durrës  1429

Lezhë  1017

Vlorë   1030

Korçë    890

Elbasan  1032

Berat  832

Dibër  552

Gjirokastër 477

Kukës 391