Author: almakos

Gjatë 24 orëve të fundit (15/16.01.2021 ) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 370 shkelje për mosmbajtje të maskës për mbrojtje nga Cvoid-19. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim mbrojtjen nga pandemia Covid-19. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Një 53-vjeçar është vënë nën prangat e policisë pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij policia ka gjetur rreth 14 kg kanabis. Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale J.L., 53 vjeç, banues në Peshkopi. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular. Njoftimi i policisë: Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Itinerari”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen rreth 14 kg kanabis, 1 automjet dhe 2 aparate celular. Vihet në pranga drejtuesi i mjetit ku u gjet lënda…

Lexo më Shumë

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski nuk ka dashur të komentojë ngjarjet e fundit në Uashington. Pendarovski në një intervistë për MIA thotë se për vendin është me rëndësi që të ketë bashkëpunim më të thellë me administratën e re amerikane, duke shtuar se përparësi në këtë rast është se presidenti i zgjedhur Joe Biden është njeri që njeh mirë rajonin e Ballkanit, transmeton Alsat. – Advertisment – “Parimi i parë në politikën ndërkombëtare është të mos ndërhyni në punët e brendshme të vendeve të tjera. Nga ky pozicion nuk do të doja të interpretoja politikën e brendshme amerikane. Ajo që…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe kohë pas kohe me diell. Paradite në pjesët jugore të vendit do të ketë reshje të kohëpaskohshme të borës. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe më e përforcuar nga drejtimi verior, informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura maksimale do të lëvizë nga minus 4 deri në 3 gradë Celsius. – Advertisment – Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët me periudha të shkurtra me diell. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here me fuqi më të madhe nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë 0…

Lexo më Shumë

Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mbaresa Crroj tregoi këtë të premte në emisionin “Stop” se ka harxhuar 4 mijë Euro për të shëruar babain, por ky i fundit fatkeqësisht ndërroi jetë. Crroj mendon se babai i saj ka ndërruar jetë për shkak të pakujdesisë. Ajo pretendon se ai nuk është ushqyer dhe nuk i është dhënë të pijë ujë. Përveç kësaj sipas saj ai është lënë edhe i pa pastruar. Ajo denoncoi një pjesë të stafit shëndetësor pasi sipas të cilës kërkonin para. Crroj tregoi…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave antiCOVID-19. Masat janë lehtësuar për disa sektorë, duke vënë në theks edhe zgjatjen e orarit të qarkullimit në bazë të masave nëpër komuna me rrezik të ulët, të mesëm e të lartë. “Duke vepruar sipas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë, është aprovuar edhe vendimi për ndryshimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtje nga pandemia Covid-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim. Te komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj…

Lexo më Shumë

Bandat shqiptare po kontrabandojnë dhe trafikojnë njerëz në Nottinghamshire dhe i punësojnë ata në fabrika të mëdha tregtare të kanabisit, ka thënë policia. Policia e Nottinghamshire ka mbyllur 62 strofka kanabisi në tre muajt e fundit, gjysma e të cilave u vendosën në ndërtesa tregtare si fabrika dhe depo të papërdorura. Një numër i njerëzve nga Shqipëria, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me Nottinghamshire, janë vendosur brenda disa prej ndërtesave dhe janë mbajtur kundër vullnetit të tyre. Ka pasur gjithashtu shtatë vjedhje kanabisi, ku kriminelët kanë hyrë në adresa të armatosura me armë për të kapur kontrollin mbi furnizimin…

Lexo më Shumë

Sot filloi në Konsullatën e Përgjithshme në Bari, shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë. Konsullja e Pergjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari Gentiana Mburimi shpjegon se ky shërbim do të ofrohet për të gjithë qytetarët rezidentë në Rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrise, Sicilise dhe Sardenjes. Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, morën pjesë Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.

Lexo më Shumë

Botuesi Fahri Balliu i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka analizuar fushatën elektoral për zgjedhjet e 25 prillit, organizimin e opozitës dhe synimet e Ramës për një mandat të tretë. Balliu thotë se PD është më serioze dhe në ngritje, teksa LSI-në e sheh më shumë në terren. Sa i përket PS, botuesi thotë se po luan një lojë të nëndheshme dhe se ka dyshime se po bën veprime të paligjshme. Sa i përket mënyrës se si do të shkojë opozita në zgjedhje, Balliu thekson se problemi nuk është nëse PD dhe LSI do të shkojnë em dy lista apo një…

Lexo më Shumë

Kuvendi as sot nuk arriti ta miratojë propozim-Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. Debati u koncentrua në kërkesat e opozitës që të anulohet regjistrimi për shkak pandemisë. Sipas VMRO-DPMNE-së, regjistrimi mund të shtyhet edhe për një vit. – Advertisment – Është e vërtetë se gati 20 vite nuk kemi regjistrim, por pas 20 viteve mendoj se nuk është problem që të pezullohet për 1 vit me qëllim që qytetarët të mbrohen nga pandemia- deklaroi Zhaklina Peshevska, VMRO-DPMNE. Partitë shqiptare shkëmbyen akuza rreth kuadrove që do të marrin pjesë në zbatimin e regjistrimit. Nëse me të vërtetë jeni të shqetësuar nga kapitali…

Lexo më Shumë

Nga kryerja e 3530 testime gjatë 24 orëve të fundit, rezultojnë me koronavirus 641 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë sqaron se 4 persona kanë humbur jetën në spitalet Covid si pasojë e infeksionit potencialisht vdekjeprurës. Tirana është vatra kryesore e infeksionit me 182 raste të reja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit vendi ka regjistruar 403 raste të reja me Kovid-19, 10 viktima dhe 339 të shëruar. Në Institutin e Shëndetit Publik dhe qendrat tjera për testim janë kryer 2.118 tamponë, ndërsa 19 për qind e tyre kanë rezultuar pozitiv. Numër i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Veles, Kavadarc dhe Koçan. Incidenca më e lartë e të infektuarve regjistrohet në Shtip, Shkup, Veles dhe Kumanovë. – Advertisment –

Lexo më Shumë