Shkollarët e mesëm janë të vendosur që gjysmëvjetori i dytë të realizohet në formë të kombinuar, online dhe me prezencë fizike. Më këmbëngulës për tu kthyer në shkollë janë maturantët, pavarësisht që dikasteri i Arsimit paralajmëroi se mësimi pas pushimeve do të vazhdoj online. Maturantët janë më të dëmtuarit, për shkak të siç thonë ata provimeve të maturës shtetërore dhe përgatitjeve për tu regjistruar në universitete. – Advertisment – “Kanë shumë stres për shkak që gjenerata ime si maturantë e mendojnë pjesën e fakultetit dhe universiteteve dhe është krijuar një stres i shtuar. Mësimi nuk ka qenë efektiv sado që…
Author: almakos
Kosova ka shënuar rritje të rasteve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet e shëndetësisë konfirmuan 6 viktima dhe 363 të infektuar. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç). Po ashtu, gjatë orëve të fundit janë shëruar 418 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve është 48.990 raste. Që prej fillimit të pandemisë në Kosovë, janë shënuar 55.498 raste pozitive dhe kanë ndërruar jetë 1.405 pacientë.
Për shkak të mos respektimit të masave për mbrojtje nga pandemia, respektivisht mos mbajtje të maskës, Ministria e Brendshme gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 370 gjoba. Qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se po respektojnë protokollet shëndetësore, mbajnë maska por sipas tyre ende ka qytetarë të papërgjegjshëm që po shpërfillin masat e detyrueshme. – Advertisment – -Duhet të ndëshkojnë, por s’ka ja këtu e shihni në treg më shumë ka pa maska, por duhet të dënojnë. Dikush paguan, por ndonjë i varfër jo. A ju kanë dënuar deri më tani? -Jo, rregullisht mbajë dhe nuk më kanë dënuar.…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për mediat komentoi dhe skandalin e bujshëm te spitali “Shefqet Ndroqi”, ku sanitarja Tire Alldërvishi, i kishte zhvatur një qytetareve 8 mijë euro për t’i shërbyer të ëmës së saj me koronavirus, por që kjo e fundit kishte ndërruar jetë, duke u lënë edhe pa bukë. Manastirliu tha se është ngritur një grup nga Ministria e Shëndetësisë për të hetuar deri në fund këtë rast, por edhe raste të tjera, ndërsa shtoi se do të ketë zero tolerancë ndaj çdo abuzuesi dhe ndëshkimi do të jetë maksimal. “Këto nuk janë ditë të këqija,…
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve dolën sot në një komunikim me mediat për të njoftuar mbi situatën e përhapjes së virusit në vend, por edhe për masat antiCovid. Ministrja tha se në dy javët e fundit, në periudhën 2 deri në 15 janar është vërejtur një rritje me 260 raste, teksa shtoi se masat do të jenë të njëjta. “Kemi pasur rritje në javën e datave 2 deri 15 janar, një rritje me 260 raste në 14 ditët e fundit. Nga ana tjetër kemi rritje të numrave të rasteve në Bashki, duke u…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar 29-vjeçarin M.P. nga Berova, për shkak të dyshimit për zhvatje. Ai gjatë ditës së djeshme ka inskenuar grabitjen e tij, për çka deklaroi se e ka bërë për shkaqe financiare, transmeton Alsat.Respektivisht, babai i tij 57 vjeçar (D.P.) ka raportuar në polici se ka marrë një mesazh nga telefoni i djalit të tij ku kërkohen 10 mijë euro në këmbim të lirimit të tij. Sipas raportimit të 57-vjeçarit, mesazh të njëjtë ka marrë edhe reja M.P. Prokuroria në bashkëpunim me policinë ka marrë në pyetje L.P. vëllain…
Në një dhomë private ngjitur me derën e mbyllur të reanimacionit, Dilip Sharan rri ulur mbi një krevat, me një pjatë me supë para. Vërtit lugën përreth tubit të frymëmarrjes që e mban gjallë, teksa sa herë mbush gojën, dhoma mbushet me një simfoni të pasinkronizuar tingujsh, që vijnë nga monitorë të ndryshëm, të cilët shfaqin të dhënat e organeve të tij jetësore. Eshtë dita e pestë në sallonin e shansit të fundit të kujdesit mjekësor ndaj Covid-it. Mezi mbushet me frymë dhe mezi flet. Sharan, 53 vjeç është tej mase i ri për të qenë kaq i sëmurë prej…
Një 55-vjeçar nga Tetova është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00. Në lokalin e 55-vjeçarit S.I. në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë policia ka hasur 10 persona, transmeton Alsat,. MPB njofton se Inspektorati Shtetërorë i Tregut ka mbyllur lokalin, ndërsa kundër pronarit do të parashtrohet padi për shkelje të nenit 206 të Kodit Penal, respektivisht mosveprim sipas rrefullave shëndetësore gjatë epidemisë. – Advertisment –
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendos masën “arrest në burg” për Indrit Taullai. Ky i fundi u ekstradua nga Kosova mbrëmjen e së enjtes në vendin tonë. Taullai, ish-anëtar i bandës së Durrësit, u shpall në kërkim nga GJKKO për akuzën e vrasjes me paramendim e grup të strukturuar kriminal. Ai akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005. Indrit Taullai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin penal të…
Policia e rajonit të Gostivarit mbrëmjen e djeshme ka arrestuar tre persona, nën dyshimin për tregti ilegale me kokainë, transmeton Alsat. – Advertisment – “Janë privuar nga liria K.M. (30), K.O. (20) nga Gostivari, si dhe O.S. (19) nga fshati Banjicë e Epërme të Gostivarit për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale `prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e substancave narkotike dhe substancave psikotrope` si dhe për `përdorim të substancave narkotike`”, informon Ministria e Brendshme. Gjegjësisht tek K.M. gjatë kontrollit u gjetën pesë pako kokainë, të cilat ai donte t’ia shiste personave K.O. dhe S.O.
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 51-vjeçarin Andi Alimehmeti, i cili u arrestua dy ditë më parë për mashtrimin me 270 mijë euro një zonje. Lajmi bëhet i ditur gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se Alimehmeti ka në pronësi të tij një agjenci udhëtimesh. Sipas burimeve, Alimehmeti e ka mashtruar zonjën në fjalë, duke premtuar se do të bëhej ortak me të. 51-vjeçari i ka mashtruar edhe persona të tjerë, ndërsa më herët ka qenë i proceduar po për mashtrim. Kallëzuesja pretendon se i ka marrë shumën prej 270 mijë eurove, por ajo…
MPB njofton se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 15:45 është raportuar se në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” ka ndodhur një aksident mes një veture “BMW” me targa të Shkupit që po drejtohej nga 40-vjeçari S.I. nga fshati Vollkovë dhe një veture të tipit “Nissan Qashqai” me targa të Kosovës, që po drejtohej nga 32-vjeçari F.K. nga Kosova, transmeton Alsat. Gjatë aksidentit S.I. ka marrë lëndime të rënda pas çka është transferuar në spitalin “8 shattori” në Shkup. – Advertisment –

