I zhvati 270 mijë euro një gruaje, gjykata vendos masën “arrest shtëpie” për Andi Alimehmetin

I zhvati 270 mijë euro një gruaje, gjykata vendos masën “arrest shtëpie” për Andi Alimehmetin

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 51-vjeçarin Andi Alimehmeti, i cili u arrestua dy ditë më parë për mashtrimin me 270 mijë euro një zonje.



Lajmi bëhet i ditur gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se Alimehmeti ka në pronësi të tij një agjenci udhëtimesh. Sipas burimeve, Alimehmeti e ka mashtruar zonjën në fjalë, duke premtuar se do të bëhej ortak me të.

51-vjeçari i ka mashtruar edhe persona të tjerë, ndërsa më herët ka qenë i proceduar po për mashtrim. Kallëzuesja pretendon se i ka marrë shumën prej 270 mijë eurove, por ajo ka mundur që të vërtetojë përmes dokumentacioneve vetëm shumën prej 91 mijë eurosh.