Author: almakos

Interpelanca për zëvendëskryeministrin Nikolla Dimitrov është në rend dite në seancën parlamentare të së hënës por akoma larg shqyrtimit për shkak të agjendës së ngjeshur. Në seancën e 30, ajo është pika e 53 e rendit të ditës. Para deputetëve, Dimitrov do të ketë mundësinë të japë argumentet e tij kundër interpelancës së ngritur për të nga ana e VMRO-DPMNE-së. Duke e komentuar atë kohë më parë, Dimitrov e kishte cilësuar për përpjekje për të krijuar përçarje brenda Qeverisë. – Advertisment – “Përpjekja e dëshpëruar për krijimin e përçarjes së brendshme në Qeveri shkon më larg se programi politik dhe…

Lexo më Shumë

Edhe dy vjet pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, asnjë institucion nuk është sanksionuar për mosrespektmin e dygjuhësisë, ashtu siç parashikojnë dispozitat ligjore. Pavarësisht se ka kaluar një vit nga formimi i tij, Inspektorati i cili duhet të monitorojë respektimin e Gjuhës Shqipe nëpër institucionet qendrore dhe lokale, nuk po kryen funksionin e tij. Moszbatimi i ligjit sipas opozitës shqiptare është dëshmi se janë pikërisht zyrtarët më të lartë të Qeverisë që nuk duan të jetësojnë inspektoratin në fjalë, pasi do të ishin pikërisht ata të cilët do të ishin sanksionuar të parët nga ky organ…

Lexo më Shumë

Pesë persona kanë ndërruar jetë, ndërsa janë regjistruar 353 raste të reja me koronavirus në Kosovë, njoftoi të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK). “Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç)”, thuhet në njoftim. Shifrat e rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dalin pas testimit të 1.642 mostrave. Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 279 pacientë. Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimet mbi personelin shëndetësor në spitalin “Shefqet Ndroqi” pas zbulimit të skandalit ku sanitarja Tire Alldervishi i mori 8 milion lekë vajzës së një pacienteje, e cila ndërroi jetë nga Covid-19. Sipas Prokurorisë ka dyshime se Tire Alldervishi ka bashkëpunuar me mjekë dhe infermiere dhe këto dyshime ngrihen për faktin se ajo herë pas here i ka dhënë vajzës së pacientes receta me ilaçe që ajo duhet të blinte për të ëmën. Për të konfirmuar nëse këto ilaçe janë përdorur për mjekimin e pacientes prokuroria ka sekuestruar kartelën mjekësorë të pacientes, librat e shërbimit që…

Lexo më Shumë

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës,  nuk i rezistoi dot dëshirës për të ironizuar edhe njëherë kreun e PD, Lulzim Basha, lidhur me një nga premtimet më të famshme të tij, për që s’u realizua kurrë: tramin e Tiranës. “Po shikoja një spot të ca demokratëve të zhgënjyer, kur doli Luli dhe tha: “Javën tjetër fillon trami”. Unë në fakt erdha me tram sot në Kavajë! E kuptoni tani që është kthyer në barsoletë? Pra, një meme kandidon për kryeministër, kurse memet e tjera për deputetë. E kuptoni sa qesharake është?”, u shpreh Veliaj. Ai përmendi edhe projekte të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se policia e rajonit të Karposhit pas informacioneve paraprake dhe me urdhër paraprak të gjykatës kanë kryer kontrolle në shtëpinë e 44-vjeçarit N.K. nga Karposhi i Shkupit, transmeton Alsat. Gjatë kontrollit, në prani të Ambasadës së Fëmijëve “Megjashi” dhe Qendrës Ndër-komunale për Punë Sociale në Shkup, është konstatuar se vajza e 44-vjeçarit, e mitura 16-vjeçe ka qenë e mbyllur për kohë të gjatë në shtëpi dhe nuk ka marrë kujdesin e duhur nga babai i saj. Vajzës i është dhënë ndihma e duhur, ndërsa N.K. fillimisht është transferuar në stacionin e policisë, pas çka…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një 10-vjeçare ka humbur jetën, pasi është përplasur për vdekje nga një mjet. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:30 në rrugën ‘Njazi Meka’. Drejtuesi i mjetit Alban Guri aksidentoi të miturën, A.P e cila u transportua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi dot të mbijetonte. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat për veprime të mëtejshme. NJOFTIMI I POLICISË Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar ​ këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10…

Lexo më Shumë

Numri një i Qeverisë, Edi Rama i është përgjigjur sot edhe pyetjeve të qytetarëve në rrjet në lidhje me shqetësimin e shprehur një ditë më parë nga Ambasada e Francës, e cila e cilësoi sulm ndaj një vendi mik dhe aleat, deklaratën e tij, se po mbante stok vaksinash antiCovid duke mos ua shpërndarë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në përgjigjen e tij për qytetarët, Rama thotë se nuk ka sulmuar as një mik, aq më pak Francën, ndërsa shton se ambasada franceze gaboi duke e nxjerrë nga konteksti atë që kishte thënë. “Miqësia e vertetë nuk i ka të gjitha fjalët…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme pas informacioneve paraprake për muzikë me zë të lartë dhe mosrespektim të masave gjatë pandemisë, mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 02:45 pas mesnate, me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer kontrolle në banesën e 34-vjeçarit S.G. nga Shkupi me lokacion në rrugën “Rajko Zhinzifkov”, transmeton Alsat. Gjatë kontrollit janë hasur pronari K.D. (33), F.T. (25), S.S. (27), E.J.(26), E.R.(35), R.M.(29) dhe T.T.(26). Në të njëjtën periudhë, në koordinim me Prokurorin Publik, policia ka ndërprerë një aheng në një banesë në rrugën “Elisie Popovski Marko”, ku gjatë kontrollit u hasën pesë persona, përkatësisht K.Z. (20),…

Lexo më Shumë

Sot shënohet 100 vjetori i mbajtjes së Kongresit të Parë Bektashian, i cili, me vendimet e tij, konsolidoi më tej organizimin strukturor e përhapjen e këtij besimi. Rolin e luajtur në formimin e shtetit dhe shtrimin e një rrugë edhe për besimet e tjera e vlerësoi sot Presidenti i vendit Ilir Meta. Ky i fundit vlerësoi gjithë Komunitetin Bektashian, të papërkulur para regjimit komunist, ndërsa apeloi që qeveria sot të zbatojë të drejtat e tyre kushtetuese, duke nisur nga kthimi i pronave. “Sot është një ditë historike e kongresit Bektashian, kongresi që shënoi një moment kyç në konsolidimin e shtetit.…

Lexo më Shumë

Situata në 4 spitalet covid paraqitet e qëndrueshme, ndonëse shifrat e rasteve me koronavirus janë rritur. Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24’ nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’ deklaroi se aktualisht në spitalet COVID ka në total rreth 270-280 të shtruar. Ndërkohë në COVID 2 ka një rritje të lehtë të shtrimeve, për shkak se duke nisur nga 15 janari ky spital mori edhe urgjencat e Tiranës. Aktualisht në këtë spital ka 100 pacientë të shtruar nga 250 shtretër, me një numër urgjencash nga 10-12 në 24 orë. Ndërkohë që në spitalin Infektiv dhe COVID3 ka një numër më…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 213 gjoba në trafik, transmeton Alsat. Për vozitje pa patentë shoferi policia ka shqiptuar 23 gjoba, 14 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 25 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Tetë dënime janë regjistruar për kalim në semafor të mbyllur, pesë për tejkalim të shpejtësisë. 45 gjoba janë shqiptuar për makina që janë parkuar gabimisht, ndërsa 7 gjoba janë regjistruar për mosmbajtje të maskës. MPB apelon për respektim të rregullave në trafik me qëllim rritjen e sigurisë. – Advertisment –

Lexo më Shumë