Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një 10-vjeçare ka humbur jetën, pasi është përplasur për vdekje nga një mjet. Ngjarja ka ndodhur në orën 12:30 në rrugën ‘Njazi Meka’. Drejtuesi i mjetit Alban Guri aksidentoi të miturën, A.P e cila u transportua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi dot të mbijetonte.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat për veprime të mëtejshme.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.