Gati gjysma e bizneseve të vogla dhe te mesme në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria e kanë ndërprerë plotësisht punën qoftë edhe përkohësisht për shkak të pandemisë gjatë vitit 2020, ndërsa 82 për qind e tyre kanë raportuar rënie të konsiderueshme te të ardhurave në krahasim me para krizës pandemike. Këto rezultate dolën nga një anketë që Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomike (OECD) ka bërë së fundmi me segmentin e vogël dhe te mesëm të bizneseve në Ballkan. Ndërmarrjet e mesme dhe të Vogla (NMV) në Ballkanin Perëndimor përbëjnë 99% të të gjitha ndërmarrjeve dhe gjenerojnë rreth 65%…
Author: almakos
Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e 30-të në rend dite të së cilës janë 50 propozim-ligjet për ndryshim dhe plotësim e ligjeve ekzistuese, si dhe interpelanca për punën e zëvendëskryetarit të Qeverisë të angazhuar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov. Deputetët mes tjerash do të shqyrtojnë edhe propozim ligjin për mundësi të barabarta mes burrave dhe grave. – Advertisment –
Kosova është tashmë vendi i dytë në rajon ppas Serbisë për nga numri i vaksinave anti-Covid që janë porositur. Në një status në rrjetet sociale, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti shkruan se Kosova ka porositur 1 milionë e 850 mijë doza, që pritet të mbërrijnë në vend në muajin shkurt. Hoti shton se përë këtë sasi vaksinash ka ndarë 40 milion euro nga buxheti i shtetit. kryeministri i Kosovës nuk harron të shtojë se vaksinat e porositura nga Kosova janë të sigurta, as ruse dhe as kineze, duke bërë dallimin nga lloji i dozave që ka marrë Serbia. Kjo e…
Policia ruse arrestoi Alexei Navalny, sapo zbriti nga avionic. Kështu thanë avokati i tij, shërbimi i burgut dhe dëshmitarët për Reuters. Është hera e parë që Navalny udhëtonte drejt Moskës që prej helmimit verën e kaluar me agjentin nervor Novichok, që gati e vrau atë. Aeroplani i tij u devijua në një aeroport tjetër të Moskës në minutën e fundit në një përpjekje të dukshme për të penguar gazetarët dhe mbështetësit që e përshëndetnin atë. Navalny u arrestua në momentin kur u tregoi pasaportën e tij rojeve kufitare para se të hynte zyrtarisht në Rusi, thanë dëshmitarët për Reuters. Gruaja…
Policia e Tiranës njofton se një shtetase 54-vjeçare ka rënë nga lartësia në kryeqytet. Sipas policisë, ajo ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e konsiderueshme. Gruaja u dërgua në spital, ku po merr trajtimin e duhur. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 17.01.2021, rreth orës 19:50, në rrugën “Sinan Tafaj”, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasja M. Xh, 54 vjeçe, e cila po dërgohet në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sektori për Punë të Brendshme në Manastir njofton se sot pasdite ka ndërruar jetë një 25-vjeçari nga Prilepi, pasi më herët ishte plagosur me pushkë gjahu në fshatin Vitolishtë në rajonin e Mariovës, transmeton Alsat. Sipas zëdhënëses së SPB-Manastir, Sanja Stamatova, personi Gj.H. është qëlluar me armë nga një pjesëtarë i grupit të gjahut. – Advertisment – “Sot rreth orës 11:06 në Stacioni Policor të Prilepit është raportuar se në rrethin e Vitolishtes, 25-vjeçari nga Prilepi është goditur nga një plumb i pushkës së gjahut, nga një person që ishte pjesë e grupit të gjahut. Në ora 14:55 ekipi i…
Lule Doçi ka qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ku rrëfeu historinë e dhimbshme të jetës së saj. Ajo ngeli shtatzënë në një moshë mjaft të vogël, vetëm 16 vjeç e më pas u largua nga shtëpia për shkak të mentalitetit, pasi e lindi ajo e la tek shtëpia e fëmijës. Jetoi me një burrë tjetër për një vit por nuk i eci siç duhej, e më pas njohu Vladimirin në kooperativë dhe u martua me të. Pasi e mori vesh Vladimiri historinë e saj me djalin, ai filloi të sillej keq, ta…
Presidenti i Republikës Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” ka shkruar një mesazh mirënjohje për udhëheqësit fetarë. Meta shprehet se udhëheqësit fetarë edukojnë rininë me dashuri për atdheun dhe apelojnë që të ndërtojnë për të ardhmen këtu. “U jemi mirënjohës udhëheqësve fetarë, që edukojnë të rinjtë me dashurinë për atdheun dhe apelojnë për të ndërtuar të ardhmen këtu”, shkruan Meta në një postim në rrjetet sociale. Kreu i shtetit gjithashtu mori sot pjesë në 100-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Parë Bektashian. “Edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit ende jo vetëm besimi bektashian, por edhe…
Gramoz Ruçi, kreu i Kuvendit ka lajmëruar se të hënën në orën 17:00 do të nisë punimet parlamenti i Shqipërisë. Në njoftim thuhet se procedurat do të jenë njësoj si herët e tjera, duke bërë me dije se automjetet duhet të jenë të pajisura me autorizim. “Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin”, – thuhet në njoftim. Njoftim për media: Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 18.01.2021,…
Koorporata Elekrtoenergjitike Shqiptare, KESH, me anë të një lajmërimi, njofton të gjithë abonentët, se në vend pritet që të ketë reshje të dendura shiu. KESH thekson se raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm. Më tej, në njoftim thuhet se Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës. Po ashtu,…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit, ku 7 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, ndërsa u shënuan edhe 474 raste të reja. Njoftimi i plotë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:Janë kryer 2521…
Edhe pse u paralajmëruan 10 vjet më parë, autobusët për transportin publik në Tetovë arritën sot. Pesë autobusët që do të lëvizin në tre linja përmes qytetit të Tetovës kushtojnë 720 mijë euro kurse paratë janë siguruar përmes Bankës Botërore. Kryetarja e komunës së Tetovë Teuta Arifi thotë se qytetarët duhet t’i respektojnë rregullat e transportit publik dhe nëse duan që autobusët të jenë në dispozicion kohë më të gjatë. Në pyetjen e gazetarëve nëse ajo do t’i përdorë autobusët, tha se preferonte të ecë, por do të përdorë edhe autobusë. – Advertisment – Autobusët për transport publik në Tetovë…

