Ndërkohë që Ligji i Gjuhëve në shumë Institucione në vend po zbatohet sipas dëshirës dhe jo siç parashikon rregullativa ligjore, në harresë të plotë është lënë edhe zbatimi i tij në sistemin e drejtësisë. Komisioni i Venecias në dhjetor të 2019 kishte dërguar përgjigje me rekomandimin se përdorimi i dygjuhësisë në gjyqësor do të ngadalësonte procesin. Partnerët e koalicionit ishin marrë vesh që ligji të mos ndryshojë, ndërsa premtuan se për 5 muaj do të përgatisin kapacitetet për zbatimin e të njëjtit në gjyqësor. – Advertisment – Neve edhe në ligjin aktual kemi një dispozitë e cila na jep mundësi…
Author: almakos
Një i ri ka mbetur i vdekur si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:10 në rrugën “Ylber Fanaj” në Prizren. Policia e Prizrenit bën me dije se viktima L.B. është 15-vjeçar, ndërkaq edhe i dyshuari është i po të njëjtës moshë. Në stacionin policor në Prizren janë duke u intervistuar i dyshuari dhe dëshmitarët që kanë qenë në vendngjarje në momentin kritik. “Pas një përleshjeje ndërmjet pesë personave të mitur, njëri nga të miturit i dyshimtë e ka goditur viktimën L.B. me mjet të mprehtë, përkatësisht thikë, duke…
Ministria e Infrastrukturës ka dhënë informacion mbi avaritë që kanë ndodhur mesditën e sotme dhe ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike. Sipas njoftimit zyrtar, avaria ndodhi në linjën 110 kv Farkë-Ibë, në orën 13:00. Menjëherë OST u mobilizua dhe rreth orës 14:00 morën energji fiderat e Nënstacioneve Traktura dhe pjesa e fiderave të Farkës. Sipas Ministrisë, aktualisht situata është e stabilizuar. NJOFTIMI NGA MIE Për shkak të një avarie në linjën 110kV Farkë – Ibë, rreth orës 13:00 kanë mbetur pa ⚡energji elektrike disa zona në Tiranë. Grupet e avarisë së OST u mobilizuan menjeherë në terren dhe punuan për…
Sasho Mijallkov, ish drejtori i DSK-së i cili ishte “alfa- omega” në qeverinë e Nikolla Gruevskit, pretendon se policia sekrete nuk ka përgjuar në mënyrë të paligjshme. Ai, si i akuzuar në rastin “Target- Fortesa”, dëshmoi se asnjëherë nuk është futur në sistemet e monitorimit të komunikimit, edhe pse ka mundur. Nuk e ka përdorur kompjuterin zyrtar, as nuk ka urdhëruar cilët numrat të përgjohen, e as nuk ka autorizuar shkatërrimin e dy sistemeve të ndjekjes së komunikimit. Ky ka qenë vlerësim i shërbimeve. Mijallkov në sallë aktualizoi historinë e harruar të “furgonave të verdhë”, gjë të cilën e theksonte…
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka qenë e pranishme në stadiumin ‘Air Albania’, ku po zhvillohet vaksinimi i 42 mjekëve dhe infermierëve, staf mjekësor i pavionit Covid të pediatrisë. Manastirliu deklaroi se do të vijohet me vaksinimin e kombinuar, sipas planit kombëtar të vaksinimit antiCOVID. “Sot po vaksinohen 42 mjekë, infermierë të pavionit Covid të Pediatrisë dhe të spitaleve COVID. Përgjatë gjithë javës së shkuar, ku ne kemi filluar planin tonë të vaksinimit me vaksinimin e mjekëve, infermierëve dhe një pjese të epidemiologëve të Tiranës, Durrësit, Krujës dhe disa qyteteve përreth. Janë vaksinuar saktësisht 447 mjekë, infermierë, epidemiologë, të cilët…
Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi sot se dikasteri që ai drejton respekton dhe zbaton të gjitha ligjet pozitive, përfshi edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai madje u shpreh se drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve, Ylber Sela nuk ka kërkuar takim me te. – Advertisment – “Drejtori Sela nuk ka kërkuar takim, përndryshe do ta pranoja me shumë dëshirë. Ndryshe Ministria për Punë të Brendshme absolutisht respekton ligjet dhe dispozitat ligjore të ligjit për gjuhët. Nuk është mirë të konstatohet, sa për të pasur një temë për të biseduar”, tha Spasovski derisa u përgjigj në pyetjet lidhur…
Voltiza Duro – Kur lëkura humb vazhdimësinë e saj dhe bakteret bien në kontakt me të, mund të shfaqen disa plagë të hapura në zonën e këmbës, e njohur ndryshe si ulcera e këmbëve. Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në ‘Gazeta Shqiptare’ kardiokirurgu Sabjan Memishaj tregon se rreth 80% e ulcerave të tilla shkaktohen nga sëmundjet e venave të gjakut, por thekson se edhe diabeti, apo artriti reumatoid mund të jenë faktorë të shfaqjes së këtyre plagëve. Mjeku tregon të gjitha simptomat kryesore të sëmundjes, mënyrat e diagnostikimit si dhe trajtimin që duhet ndjekur për kurim. Mund të…
Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti tragjik që ndodhi mesditën e djeshme në zonën e Alliasit në Tiranë, ku mjeti përplasi për vdekje 10-vjeçaren A.Petali. Babai i të miturës, Iliaz Petali në një prononcim për gazetaren Dorjana Bezat ka rrëfyer momentet e fundit kur ishte ndarë me vajzën e tij. Petali tha se vajza ishte e shoqëruar përdore me gjyshen e saj, ndërsa një makinë kishte kaluar me shpejtësi dhe e kishte përplasur. Me tëj shtoi se pas ngjarjes, shoferi i mjetit ishte larguar nga vendi i ngjarjes. “Kisha 10 minuta qe u ndava me vajzën. Ajo ishte…
Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni ligjvënës-juridik dhe Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji. Komisioni për transport, lidhje dhe ekologji do ta mbajë seancën e nëntë në rendin e ditës të së cilës është shqyrtimi i më shumë raporteve dhe programit për punë dhe planeve financiare. Komisioni do ta shqyrtojë raportin vjetor për punë të Radio-televizionit të Maqedonisë për vitin 2019, si dhe planet financiare të këtij transmetuesi publik për vitin 2020 dhe 2021.Përveç kësaj, Komisioni do ta shqyrtojë edhe Programin vjetor për punë të Agjencisë së postave për vitin 2021, raportet për punë të Agjencisë për Shërbime…
Në territorin e gjithë vendit mbrëmë dhe sot në mëngjes janë matur temperatura nën zero, ndërsa më ftohtë ishte në Berovë – 16 gradë. Në Manastir u matën -13, në Krushevë – 12, në Mavrovë -11, në Kriva Pallankë dhe në Vinicë -10, në Pretor -9, në Ohër, Prilep, Shtip dhe Strumicë – 8, në Tetovë dhe Kumanovë – 6, në Demir Kapi – 5, në Shkup, Gjevgjeli dhe Dojran – 4 gradë. Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit 31 centimetra, në Manastir 17, në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë shtatë, në Ohër dhe Berovë pesë, në…
Kërcënohet avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe. Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Dorjana Bezat Mësohet se rasti në fjalë është kallëzuar në Policinë e Tiranës nga vete avokati. Meçe që prej prillit të 2016 ka qenë avokati mbrojtës i Shullazit. Kërcënimi ka ndodhur me ane të një mesazhi në platformën e komunikimit WhatsApp, ndërsa dikush i ka shkruar se: “Hiq dore sa nuk është vonë”.
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (17.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 179 shkelje, prej të cilave 29 për tejkalim të shpejtësisë, 23 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 7 për vozitje në gjendje të dehur, 14 për kalim në të kuqe në semafor dhe 11 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. – Advertisment – Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë tek të gjithë pjesëmarrësit…

