Author: almakos

Ka nisur seanca e parë gjyqësore për “Dosjen 184” në Dibër. Prokuroria e Dibrës përfundoi hetimet për dosjen e bujshme 184 dhe dorëzoi në gjykatë katër të pandehur për shpërdorim detyrë dhe kanosje të zgjedhësve. Listën e të pandehurve e kryeson Robert Aga, ish shef komisiariati i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik, në rastin konkret maxhoranxës socialiste. Drini Gjeci ish drejtor i Arsimit, do të përgjigjet para drejtësisë për shpërdorim detyre, pasi kanoste mësuesit se nëse nuk votonin në favor të kandidatit…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit (14/15.01.2021 ) në gjithë territorin e vendit janë regjistruar 381 shkelje për mosmbajtje të maskës për mbrojtje nga Cvoid-19. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria e që kanë për qëllim mbrojtjen nga pandemia Covid-19. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Pesë persona janë vënë në pranga në Tiranë, për vepra të ndryshme penale, në orët e fundit. Mes tyre është edhe një guar 39-vjeçare e cila ka ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të saj. U arrestua gjithashtu edhe 41-vjeçari S. K., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Është kapur edhe një 51-vjeçar pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”. Kurse, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan Xh. A., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l.…

Lexo më Shumë

Një automjet në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi në orën 03:30, në lagjen nr. 15. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka marrë flakë mjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Ndërsa janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” njofton se është hequr ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër dhe anasjelltas. Për shkak të reshjeve të borës, në këtë aks rrugor nga mbrëmja e djeshme ishte vendosur ndalesë për automjetet e rënda. Që nga mëngjesi i sotëm është normalizuar trafiku edhe në aksin rrugorë Veles-Prilep dhe Strazhë-Kërçovë. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftoi këtë mëngjes se është hequr ndalesa për automjete të rënda në rrugën Strazhë – Kërçovë dhe nga ora katër trafiku zhvillohet normalisht në rrugën rajonale Veles-Prilep pas kalimit Pletvar. Për shkak të reshjeve të borës, mbetet ndalimi për lëvizje të automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër.Në rrugë e tjera në të gjithë vendin, trafiku po po zhvillohet në rrugë të lagështa, rekomandohet vozitje e kujdesshme përmes luginave, grykave, ku ka mjegull në mëngjes dhe mundësi për rrëshqitje të tokës. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur për vaksinën Pfizer, të ardhur në Shqipëri. Sipas Ramës, kontrata e Pfizer do të bëhet publike, pasi do dërgohet në Parlament. Rama ka shtuar se vaksinimi pritet dhe ka ambicie të mbyllet për 14 muaj në vendin tonë. “Kemi garantuar 500 mijë doza. 10780 do vijnë në janar. Do vijnë rreth 30 mijë në shkurt. kemi parashikuar me tre skenar ta mbyllim për 14 muaj. Në skenarin e tretë është në 24 muaj. Spanja tha se do e mbylli në vitin 2024 . Duam të…

Lexo më Shumë

Janë identifikuar viktimat aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, ku humbën jetën katër anëtarë të familjes Avdiaj nga Kosova. Ndërkohë që u plagos rëndë fëmija i mitur i tyre. Gazetarja Dorjana Bezat bënë të ditur se kanë ndërruar jetë në vend  çifti i bashkëshortëve Blerim Avdiaj, 51 vjeç dhe Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe. Ndërkohë, viktima kanë mbetur edhe dy fëmijët e mitur K. Koçi, 11 vjeç, dhe M. Avdiaj, 6 vjeçe. E mbijetuara e vetme e familjes nga aksidenti tragjik është 3-vjeçarja V. Avdiaj, e cila është transportuar te Spitali i Traumës. Familja udhëtonte në…

Lexo më Shumë

Gazetari Elidon Ndreka ka mbërritur në Rrugën e Kombit, në aksin Milot-Rubik, ku ndodhi aksidenti tragjik me katër viktima të së njëjtës familje nga Kosova. Gazetari sjell pamje tragjike në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se mjeti me të cilin udhëtonte familja kosovare është copëtuar e gjitha, pas përplasjes me kamionin. Mësohet se burrë e grua kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa dy fëmijët kanë ndërruar jetë rrugës për në spital. Aksidentit tragjik i ka mbijetuar vetëm fëmija i vogël i familjes, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin e Rrëshenit, por për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore…

Lexo më Shumë

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Rrëshen-Rubik, me pasojë vdekjen e katër personave. Gazetari Elidon Ndreka raporton se viktimat janë pjesëtarë të së njëjtës familje, ndërsa nga aksidenti ka mbetur dhe një i plagosur, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se dy automjete, një Citroen dhe një kamion, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Lexo më Shumë

Përleshje e armatosur në fshatin Ljubosh afër Batincës. Katër persona morën pjesë në përleshje, konfirmoi policia. Dy të plagosur u transferuan në Spitalin e Qytetit në qendër të Shkupit. Njëri u plagos në bark dhe iu nënshtrua një operacioni. Tjetri me dëmtime në nofull është në gjendje të qëndrueshme. Ai u transferua në kirurgjinë plastike. – Advertisment – “Një nga të plagosurit në të shtënat u soll me këtë automjet Volkswagen Golf 6. Përveç faktit që është i demoluar, me xhama të thyer, në të u gjet edhe arma me të cilën, sipas policisë, me gjasë është qëlluar në Lubosh”Policia…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 5 viktima nga koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa janë shënuar dhe 660 raste të reja. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë. Njoftimi i plotë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë…

Lexo më Shumë