Sot filloi në Konsullatën e Përgjithshme në Bari, shërbimi për pajisjen me pasaportë dhe kartë identiteti të qytetarëve shqiptarë. Konsullja e Pergjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari Gentiana Mburimi shpjegon se ky shërbim do të ofrohet për të gjithë qytetarët rezidentë në Rajonet e Puglias, Molises, Basilikates, Kalabrise, Sicilise dhe Sardenjes.
Në ceremoninë e inaugurimit, ku qytetarët e parë morën sot shërbimin për pajisje me këto dokumente, morën pjesë Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare dhe Drejtori i ALEAT, Jean-Alain Jouan.