Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën. Por, prej kur është shëruar nga sëmundja COVID-19, humbja e kujtesës i është bërë pjesë e përditshmërisë. “Harresën e kam aty për aty, nuk më ka ndodhur më herët që dikush të më dhuroj diçka e ta harroj menjëherë, e kjo po më ndodh aq shpesh. Po e vërej sepse unë me kujtesë kam qenë shumë mirë”, thotë ajo. Ajo ishte infektuar me koronavirus para tre muajsh, por shqetësimet me kujtesë i janë paraqitur pasi e ka tejkaluar sëmundjen COVID-19,…
Author: almakos
Incidenti i fundit me djegien e flamurit të Bullgarisë në Karnavalin e Vevçanit, që nxiti reagimin e fqinjit dhe opinionit, nxori në pah edhe njëherë se institucionet në vend financojnë, por nuk mbajnë përgjegjësi për agjendën e organizimeve të financuara me paratë e qytetarëve. Ky mossanksionim i ekzekutuesve të këtyre provokimeve, sipas ekspertëve, krijon një kënd rehatie për organizatorët, të cilët nuk hezitojnë që t’i përsërisin veprat e ngjashme. Vllado Dimovski, nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike, thotë se në këto organizime, kanë shtrirë duart subjekte të caktuara, të cilat ndikojnë që të njëjtave t’u venisin frymën kulturore dhe t’u japin…
Më 24.01.2021 pas informatave paraprake se në fshatin Bllacë, në afërsi të kufirit me Kosovën ka të groposura lloje të ndryshme të armëve dhe municionit të cilat rrjedhin nga viti 2001, policia ka gjetur një sasi armësh të llojeve të ndryshme dhe disa predha. Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. – Advertisment –
Më 24.01.2021 në ora 02:40 minuta në Çair, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria E.C. 27 vjeç nga fshati Kojnare e Poshtme, sepse gjatë bastisje tek ai është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. Nga policia njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate. – Advertisment –
Policia e Lezhës ka vënë në pranga 5 persona të cilët akuzohen për vepra të ndryshme kriminale. Tre prej tyre ishin të shpallur në kërkim. Në pranga është vënë 48-vjeçari A.D., banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka njohur vendimin e Gjykatës Italiane dhe e ka dënuar me 7 vite burgim,nga i cili i ka mbetur dhe 1.8 vite për vepren penale “Trafikim i narkotikëve”. Është arrestuar edhe F.H.,22 vjeç,banues në Mamurras, i shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim E.S.,i kanë vjedhur kartën e bankës shtetasit F.Xh.,dhe kanë mundur të tërheqin një sasi parash. Gjithashtu, policia në Lezhë…
Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg” per të ekstraduarin nga Bullgaria, shtetasin turko-shqiptar Rexhep Ipek. Ipek është ekstraduar nga Bullgaria më 21 Janar të ketij viti, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në Shtator të 2019, së bashku me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit Limit. Ky shtetas ishte personi i fundit që ishte pa u arrestuar dhe tani më pritet gjykimi i tyre ne themel. I kontaktuar nga media, mbrojtësit e Rexhep Ipek, Avokat Arbër Hoxha dhe Avokat Dritan Metani u shprehën se: “Gjykata…
Një 41-vjeçar në Bulqizë është arrestuar nga uniformat blu, pasi ka dhunuar fizikisht nënën e tij. Mësohet se, pas marrjes së njoftimit se shtetasi me iniciale L.Xh. ishte duke i rrezikuar jetën të ëmës në banesën e tij, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka neutralizuar dhe vënë në pranga 41-vjeçarin. Bëhet me dije se L.Xh. e ka dhunuar nënën e tij duke e goditur me dru, ndërsa ajo ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 41-vjeçarit, gjatë kontrollit që iu bë, iu gjetën në trup edhe dy thikë.
Gjatë 24 orëve të fundit (23/24.01.2021) në gjithë territorin e vendit janë shqiptuar 385 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Nga Ministria për Punë të Brendshme në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë të cilat kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19. – Advertisment –
Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, e ka nisur këtë të dielë me një mesazh për qytetarët në këtë situatë të vështirë në përballjen me COVID-19. Përmes një postimi në “Facebook”, Kalo thekson se kurrë nuk duhet humbur besimi tek mjekët, teksa shton se ata po bëjnë një punë të palodhur për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish të prekur nga kjo “ flamë mbarëbotërore” e koronavirusit. Ndër të tjera, Kalo jep edhe një mesazh për skandalin te spitali ‘Shefqet Ndroqi’, me sanitaren Tire Alldervishi, që hiqej si infermiere duke zhvatur familjarët e pacientëve, duke thënë se disa episode të njerëzve të…
Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (23.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 228 shkelje dhe atë: 25 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 11 për makinë teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 17 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Ndërkohë që janë shqiptuar edhe 13 gjoba për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 21 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes dhe 51 të tjera për parkim të parregullt. Nga MPB-ja bëjnë thirrje për respektim të rregullave të trafikut, me çrrastë…
Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm, pasdite duke filluar nga perëndimi do të jetë me reshje shiu, në vendet më të larta dhe male reshjet do të jenë me dëborë. Në mbrëmje reshjet do të përfshijnë gjithë vendin dhe do të intensifikohen, sidomos në pjesët perëndimorë (mbi 25 litra në m2). Sipas Entit hidrometeorologjik nëpër male shtresa e dëborës do të rritet dukshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij nga 7 në 14 gradë Celsiusë. – Advertisment – Në Shkup moti do të jetë i…
Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti që ka pasur me një tjetër qytetar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pranë shtëpisë së oficerëve. Bëhet me dije se dy personat kanë qenë në një lokal dhe më pas kur kanë dalë jashtë tij janë grindur. I plagosuri, një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë, si pasojë e një arme të ftohtë që është përdorur nga autori, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

