Një person ka mbetur i plagosur pas një konflikti që ka pasur me një tjetër qytetar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, pranë shtëpisë së oficerëve.
Bëhet me dije se dy personat kanë qenë në një lokal dhe më pas kur kanë dalë jashtë tij janë grindur. I plagosuri, një 45-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë, si pasojë e një arme të ftohtë që është përdorur nga autori, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.