Deputeti i PD-së, të qarkut Fier, Luan Baçi u ka bërë thirrje qytetarëve të Divjakës, që të mos e lejojnë kryebashkiaken e Lushnjes të kalojnë në territorin e tyre.
Baçi shkruan se, ‘avokatët’ e Ramës kanë filluar të ‘argumentojnë’ dhe të mbrojnë turpin pa pasur turp fare’.
Luan Baçi
Divjaka duhet ta shpallë non grata këtë papagallen e Ramës, që drejton Bashkinë e Lushnjës, e të mos i lejojë asnjëherë kalimin në territorin e Divjakës!
Filluan ‘avokatët’ e Ramës të ‘argumentojnë’ dhe të mbrojnë turpin e Ramës, pa pasur turp fare!
Dëgjoni kryetaren e Bashkisë Lushnjë…
‘Divjaka e Lushnjës’, thotë ‘kukulla’ e Ramës. Kështu e quanin përpara.
Si duket, përgatitet të jetë kryetare për Lushnjë dhe Divjakë dhe ka dalë në fushatë!
Ti, moj zonjë, që nuk di se çfarë flet, dil një xhiro nga darka në Divjakë, kur banorët e Divjakës dalin në protestë kundër projektit tënd dhe të Ramës, të gjithë bashkë, socialistë dhe demokratë, kundër shkrirjes së Bashkisë Divjakë.
Dil dhe u thuaj në sy banorëve të asaj që ti e quan ‘Divjaka e Lushnjës’ dhe dëgjo çfarë përgjigjeje do të marrësh nga ata. Pastaj dil dhe birbilos, si e jema e Zeqos majë thanës!
Janë banorët e Divjakës që duhet të vendosin për territorin e tyre dhe jo ti me Ramën!
Turp të keni për këtë mënyrë të trajtimit të kësaj çështjeje, kaq sensitive dhe me rëndësi për Divjakën dhe banorët.



