Me rastin e 85-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës, Ilir Meta çmoi sot me anë të një ceremonie solemne regjisorin dhe kineastin e shquar, z.Dhimitër Anagnosti me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, me motivacionin: “Në vlerësim të personalitetit gjenial, i cili dominoi në mënyrë të pamohueshme me veprat e tij të jashtëzakonshme historinë e kinematografisë shqiptare, duke e lartësuar dhe përfaqësuar atë me dinjitet brenda dhe jashtë vendit. Me mirënjohje ndaj mjeshtrit të artit filmik, i cili u dhuroi artdashësve shqiptarë dhe të huaj shpirtin e vet autentik, duke krijuar një sërë kryeveprash filmike, që do të shkëlqejnë në…
Author: almakos
Gjatë 24 orëve të fundit në Qendrat Kovid në Shkup për shkak të komplikimeve nga koronavirusi janë hospitalizuar 20 pacientë. Gjithsejtë 274 persona të dyshuar dhe të konfirmuar me Kovi-19 po kurohen në repartet infektive në Shkup. Pjesa me e madhe e pacientëve janë me oksigjeno-terapi, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë. – Advertisment – Ndërkohë që njoftojnë se deri në ora 08:00 të ditës së sotme 123 vende janë të lira, ndërkohë që pritet gjatë ditës ky numër të rritet, kryesisht pas lëshimit në shtëpi të personave të shëruar nga Kovid-19.
Policia e Tiranës ka arrestuar dy zyrtarë të Bashkisë Kamëz për korrupsion. Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune hetimore 6-mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Supervizori”, për ekzekutimin e 2 masave të sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit: -Dritan Nikolli., 47 vjeç, me detyrë punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit…
Një automjet ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në periferi të Tiranës dhe policia deklaroi zyrtarisht se shpërthimi erdhi si pasojë e lëndës plasëse ndonëse ende ka paqartësi, për faktin se makina ndodhej e parkuar në garazhin e një pallati në Qesarakë. Ndërkohë burimet thanë se makina është në pronësi të shtetasit Saimir Naski nga Berati, i cili njihet si ndërtues. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që pritet dhe dëshmia e pronarit të mjetit për të zbuluar ndonjë konflikt të mundshëm.
Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, duke alarmuar banorët e zonës së Qesarakës. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, ngjarja ndodhi rreth orës 07:40, në fshatin Qesarakë. Një mjet i parkuar në garazhdin e një pallati në pronësi të shtetasit S.N., në rrethana të paqarta dyshohet se ka shpërthyer si pasojë e lëndës plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Shilegov ka ambicie për një mandat të dytë, si kryetar i Komunës së Shkupit Puna e bërë në tre vitet e kaluara janë arsyeja e mjaftueshme për të kërkuar mbështetje për kandidaturën e tij nga partia. – Advertisment – “Të gjitha angazhimet që kam pasur në tre vitet e kaluara më japin të drejtën të kërkoj mbështetje nga LSDM-ja, për të mbështetur kandidaturën time. Unë, si legalist, do ti qëndroj asaj procedure. Do të jetë nominalisht një kërkesë për mbështetje brenda organeve të LSDM-së,” tha Shilegov, duke shtuar se marrëdhëniet e tij me njeriun e parë të partisë dhe kryeministrin,…
Një aksident i rëndë automobilistik ndodhi mbrëmjen e së premtes në fshatin Dedaj të njësisë administrative Qelëz në Pukë. Ngjarja mësohet se ndodhi në urën këmbësore mbi përroin e Ukthit, teksa Lin Marku, banor i zonës teksa kthehej nga puna në mirëmbajtjen e rrugëve ka tentuar të kalojë me motoçikletën me të cilën lëvizte përmes urës për këmbësorë. Për pasojë lagështira mbi urën prej dërrase ka bërë që motori të rrëshqasë duke përfunduar në përroin poshtë saj. Për pasojë 50-vjeçari Marku ka humbur jetën menjëherë si pasojë e plagëve të marra ndërkohë që kanë qenë familjarët dhe banorët e zonës…
Plani për udhëkryqin afër Mavrovasjas është ndryshuar nga ndërtimi i paplanifikuar i Sheshit Skenderbeu, thotë Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov në paraqitjen e sotme në emisionin “360 Gradë” në Alsat. – Advertisment – I pyetur për të komentuar mbi premtimin parazgjedhor për të ndërtuar udhëkryq pranë qendrës tregtare Mavrovasja, Shilegov tha: “Nivelizimi i udhëkryqit afër Mavrovasjas u shkatërrua nga ndërtimi i paplanifikuar i Sheshit Skenderbeu. Për shkak se ka lagështirë në ngjitjet që duhet të ketë rrugë dhe thjesht nuk mundet në atë mënyrë, siç mund të bëhet”, tha Shilegov.
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kavajë. Nga sa bëhet e ditur, dy persona, ende të paidentifikuar, kanë tentuar të vjedhën me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta. Për pasojë, i moshuari nga përfunduar në spital por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Sipas uniformave blu të Kavajës, autorët nuk kanë mundur të realizojnë grabitjen. Policia Kavajë Informacion paraprak Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70…
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar subjektet politike: Vetëvendosje dhe Nisma Socialdemokrate dhe listat e tyre të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. KQZ nuk ka certifikuar as listën zgjedhore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim i rekomandoi KQZ-së që t’i certifikojë të gjithë kandidatët për deputetë, të cilët janë në kuadër të listave zgjedhore të subjekteve politike. Por, kjo u kundërshtua nga shumica e anëtarëve të KQZ-së të cilët vendosën që të votojnë një nga një për subjektet politike, pasi disa prej tyre nuk i…
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Dedaj të Pukës. Dyshohet se si pasojë e aksidentit, një person ka ndërruar jetë. Një motor është rrëzuar mbi një urë këmbësore, në kohën që ishte duke kaluar përroin dhe ka humbur jetën drejtuesi, shtetasi me iniciaole L.M. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe shërbimi zjarrfikës.
Ambasada gjermane në Tiranë, me anë të një lajmërimi për mediat, bën me dije se nga data 24 janar 2021, të gjithë ata persona që duan të hyjnë në Gjermani, do të bëjnë testim të detyruar ndaj Covid-19. Në njoftimin e ambasadës thuhet se udhëtarët po ashtu duhet që të bëjnë 10 ditë karantinë në shtetin gjerman. Ambasada shprehet se Shqipëria hyn në 25 vendet me incidencë ndaj Covid-19. Njoftimi i ambasadës gjermane në Tiranë: I E rëndësishme: Që prej ditës së diel – Testim i detyruar përpara hyrjes në Gjermani ❗❗❗ Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në…

