Një person me iniciale S.P. i moshës 73 vjeçare nga Katlanova u gjet i vdekur në afërsi të urës në autostradën Veles – Katlanovo, në ujërat e lumit Pçinja. Burri 73-vjeçar u raportua të ishte larguar nga shtëpia më 20 janar 2021. Siç njoftojnë nga Ministria e Brendshme, trupi i pajetë u raportua dje në orën 13.56 në SPB-Shkup. Vdekja është konstatuar nga ekipi i ndihmës së shpejtë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është dërguar për obduksione në mjekësinë ligjore. – Advertisment –
Author: almakos
786 raste të reja me COVID-19 dhe 7 humbje jete janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ky ka qenë bilanci zyrtar i dhënë sot nga Ministria e Shendetesise. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 7 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 53- 83 vjeç NJOFTIMI I MSHMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju…
Ndërsa vendi pret mbërritjen e vaksinave, epidemiologët thonë se kemi arritur në prag të imunitetit kolektiv. Nga përllogaritjet e tyre, 47,5% e popullsisë tonë me apo pa simptome e kanë kaluar virusin korona. Dragan Danillovski është më i zëshëm kur bëhet fjala në mos aftësitë e institucioneve kompetente për furnizim sa më të shpejtë me vaksinën anti kovid. Si ish-Ministër i Shëndetësisë kritikon atë të tanishmin se nuk duhet mbajtur shpresat në mëshirën e shteteve fqinje për donacion të vaksinave, të cilat edhe për vete i kanë të reduktuara. Ai tha se pengesat ligjore për furnizim direkt është dashur të…
Gjatë vitit 2020 më shumë qytetarë kanë preferuar që ikin nga realiteti i krijuar nga pandemia e COVID-19, duke kërkuar strehë tek leximi. Gjendja e rënduar psiqike që erdhi nga kufizimet dhe ndryshimi i mënyrës së jetesës ka bërë që interesimi për të blerë botime, krahasuar me vitin 2019, të rritet. Frika për të frekuentuar libraritë ka bërë që të shtohet edhe numri i lexuesve online për më shumë se 10 mijë. I lartë është edhe numri i atyre që preferojnë që të ndiejnë erën e letrës apo libin ta kenë në duar. – Advertisment – Në vitin 2020, sipas…
Trembëdhjetë persona në burg dhe 35 në arrest shtëpie. Në qendër të hetimit, prokurime dhe zgjedhje. Nën hetim sekretari kombëtar i UDC Lorenzo Cesa, këshilltari rajonal për buxhetin Franco Talarico dhe sipërmarrësi Antonio Gallo. Ky është rezultati i operacionit të prokurorisë e policisë italiane “Profil i Ulët”. Hetimi tregoi lëvizje ilegale të parave me vlerë mbi treqind milion euro. Përveç masave parandaluese, Prokuroria Publike e Catanzaros ka urdhëruar ekzekutimin e sekuestrimeve të shumta të pasurive që përbëhen nga përmbledhje të ndërmarrjeve, pasuri të paluajtshme, automjete, llogari bankare dhe rrjedhëse postare për një vlerë që është përcaktuar si “thelbësore”. Franco Talarico,…
Formimi i policisë komunale për kontroll të shtuar mbi mbrojtjen e mjedisit ka ngecur në institucione. Edhe pse sipas programit qeveritar, nga ky vit duhej të kishte policë komunal, nga Qeveria nuk u përgjigjën konkretisht se kur do të fillojë kjo patrullë e re mjedisore. Ideja për policinë komunale erdhi nga Qyteti i Shkupit. Nga atje, dy vjet më parë, dërguan nismë që të miratohet propozim- ligj për policinë komunale deri në disa ministri. Megjithatë, Ministritë e transportit dhe lidhjeve, Ministria e mjedisit dhe Ministria e Brendshme nuk janë prononcuar ende, gjë që është e nevojshme që teksti ligjor të…
Grabitet filiali i një institucioni financiar privat në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në zonën e Brrylit në subjektin Kredo.al. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihet ende shuma e grabitur. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për se autori ka kërcënuar punonjësit me armë, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me shpejtësi.
Platforma e opozitës shqiptare për grumbullimin e të dhënave për peronat që nuk kanë nënshtetësi në vendin tonë, sipas Aleancës është e suksesshme dhe këtë e ka dëshmuar interesi i madh i qytetarëve që i ngarkojnë dokument në këtë platformë në pritje të zgjidhjes. Megjithatë ngarkimi në mënyrë elektronike ka edhe paqartësitë e veta sa i përket të dhënave personale. Ish-gjykatësja Margarita Caca Nikollovska thotë se do të ishte mirë që të dhënat të mblidhet nga një institucion relevant dhe me siguri. – Advertisment – Nuk them se partia politike do ti keqpërdor ato të dhëna, por kemi raste të…
Pas ngjarjes mëngjesin e sotëm, ku ndërtuesit Saimir Nasi i vunë tritol në makinën e parkuar në garazh, ai është prononcuar për Top Channel. Biznesmeni u tregua i rezervuar duke thënë se nuk kishte dyshime për persona të tjerë që mund t’i kenë vënë tritolin. “Nuk kam dyshime. Deklarimet e tjera i kam dhënë në polici”, tha Nasi. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i vënies së tritolit në makinën e tij Porsche mëngjesin e sotëm në garazhin ku makina e tij ishte e parkuar në fshatin Qesarakë në Tiranë. Makina tip Porsche shpërtheu si pasojë e lëndës…
Duke pasur parasysh se numri i të infektuarve me Covid-19 është zvogëluar, nga 1 shkurt 2021 është planifikuar administrata të kthehet në punë me orar të plotë, njoftojnë për MIA nga Qeveria.Për këtë qëndrim siç nënvizoi zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski do të kërkohet mendim edhe nga Komisioni për Sëmundje Infektive. – Advertisment –
Klodiana Lala Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer verifikime për rolin e ish-ministres së Mbrojtjes, zonjës Olta Xhaçka në lidhje me të paktën dy tendera që ajo ka zhvilluar gjatë kohës që drejtonte institucionin e mbrojtjes. Për këtë shkak SPAK e ka thirrur zonjën Xhaçka dhe e ka marrë në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me këto tendera. Burime të besuar pranë Prokurorisë së Posaçme bënë me dije për Neës24 se zonja Xhaçka është marrë në pyetje lidhur me një tender që ka të bëjë pikërisht me blerjen e 300 mijë…
Gjatë ditës së djeshme (22.01.2021) diku rreth orës 9:00 nëpunësit e policisë së SPB-Shkup kanë privuar nga liria 49 vjeçarin nga Shkupi Z.D, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor kanë gjetur dhe sekuestruar 10 plumba, një pushkë “Mauser”, pistolet “Zastava” me dy korniza, pushkë gjuetie “Baikal, 385 fishekë të kalibrit 9 mm, 151 fishekë 3×57 dhe 102 fishekë të kalibrit 7×9.Z.D u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritët akuzë adekuate. – Advertisment –

