Grabitet filiali i një institucioni financiar privat në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 në zonën e Brrylit në subjektin Kredo.al. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihet ende shuma e grabitur.
Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për se autori ka kërcënuar punonjësit me armë, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me shpejtësi.