Author: almakos

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 854 testime dhe prej tyre 307 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus. Sot, Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 658 pacientë, ndërsa numri i viktimave mbetet ende i lartë ku vetëm sot janë shënuar 14 viktima. Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur shifrën e  90 124 personave, ndërsa janë 76 045 dhe kanë ndërruar jetë 2 768 të tjerë. Numri i rasteve aktive në vend është 11 311. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar me një apel pas takimit me kreun e KED, Ervin Pupe. Kim shkruan se duke punuar së bashku KED, Presidenca dhe Parlamenti bënë funksionale Gjykatën Kushtetuese. Por sipas saj, tani është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin që të plotësohen vakancat në Kushtetuese. “Duke punuar së bashku, KED, Presidenca dhe Parlamenti dhanë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri në fund të vitit 2020. Tani, është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që vendet e lira të mbetura në Gjykatën Kushtetuese të mund të plotësohen dhe vetë Gjykata…

Lexo më Shumë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë me dije se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të qëndrojë e mbyllur deri më 8 shkurt, duke konfirmuar kështu lajmin e dhënë më herët nga policia. Sipas MEPJ, ky vendim i qeverisë greke, ka ardhur në vijim të masave të marra për përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. “Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa, dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00, deri në orën…

Lexo më Shumë

“Le ta ndjekë policia çështjen, jam i sëmurë dhe gjithë këtij problem nuk i bëj më dot ballë. E bana këtë vetëm nga gjyqi … e kam problemin… ju them 2 çunave që të bashkohen. Gru ma bën hallall, fëmijëve ju vaftë Zoti mbarë, ma bëni hallall. Shtëpinë e vjetër jepja Bujarit e unë ika”. Letra e lamtumirës e 83-vjeçarit Kjo është letra e lamtumirës e 83-vjeçarit Xh. K, i cili sipas policisë në Kamëz i dha fund jetës për shkak të problemeve gjyqësore që kishte me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe Prefekturën që pretendonin se i moshuari sëbashku me…

Lexo më Shumë

Tashmë dy muaj një pjesë e banorëve të fshatit Kondovë të Komunës së Sarajit po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Siç thonë banorët, mungesa e energjisë tashmë ka shkaktuar edhe dëme të shumta, qoftë në amvisëri por edhe në bizneset private në fshat. – Advertisment – “Dëm kemi të madh, 10 minuta ka rrymë, 5 orë e 12 orë nuk kemi rrymë. Dëm kemi, sidomos për produktet e qumështit që kanë afat tre ditë, nuk janë me afat të gjatë. Kemi pas prishje të produkteve”. Të revoltuar nga ndërprerjet e energjisë, madje më shumë se 24 orëshe, banorët iu…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14 viktima dhe 289 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë. Kështu, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 303 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.487 raste. Postimi i plotë i IKSHPK-së: Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 289…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Peqin, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orë 14:50 në afërsi të qendrës së fshatit Papërrn ndërsa bëhet e ditur se në aksident u përfshinë dy automjete. Një prej të plagosurve, një grua, mësohet se kishte mbetur e bllokuar në automjet, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që të bënte të mundur nxjerrjen e saj. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca, ndërsa ende nuk…

Lexo më Shumë

Nuk ka plan B, qëllimi është qasja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Jam optimist. Tani pason harmonizimi i kornizës ligjore dhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare, që në fakt edhe nënkupton fillimin e negociatave, deklaroi ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir, në një intervistë për MIA.“Këto negociatat vazhdojnë në Bruksel dhe vërtet kryesimi portugez mori për obligim që të ndihmoj dhe ta shtyj procesin. Në ndërkohë, ajo që është e rëndësishme, është që Republika e Maqedonisë së Veriut bashkë me Bullgarinë, në mënyrë dypalëshe të tentojnë të gjejnë zgjidhje që është e pranueshme…

Lexo më Shumë

Humbja e nënës është brengë që të gërryen shpirtin. E tillë është brenga e një 62-vjeçareje, e cila vetëm kur ajo ishte 8-muajshe bebe humbi nënën në moshën më të re, vetëm 22-vjeç. Fati e deshi që vite më pas të humbte edhe babain dhe të endej rrugëve të atij fshati të vogël në të cilin ajo lindi por edhe po rritej. Kjo është historia e Esmas, e cila do trondit zemrat e secilës grua që është bërë nënë, pasi rrjedha e jetës e çoi atë në familjen dhe njeriun e gabuar. 62-vjeçarja u martua me forcë nga nusja e…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar ka regjistruar për 23 për qind më pak aksidente, kështu njoftoi sot zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski. Ndryshe nga MPB-ja njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në një aksion të shtuar të trafikut në rajonin e Kavadarit ka shqiptuar 83 gjoba dhe atë 47 për tejkalim të shpejtësisë, 9 gjoba për ngasje pa patentë shoferi, 9 për makinë të paregjistruara ose teknikisht të parregullta. – Advertisment – “Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe është e qartë se kemi një zvogëlim të…

Lexo më Shumë

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në zonën Nikël të Fushë-Krujës. Policia thotë se kontrollet janë ndërmarrë në sajë të një hetimi të nisur nga SPAK, ndërsa banesat e kontrolluara janë në pronësi të shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra. Njoftimi i Policisë: Kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal. Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së…

Lexo më Shumë