Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Peqin, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orë 14:50 në afërsi të qendrës së fshatit Papërrn ndërsa bëhet e ditur se në aksident u përfshinë dy automjete.
Një prej të plagosurve, një grua, mësohet se kishte mbetur e bllokuar në automjet, ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që të bënte të mundur nxjerrjen e saj.
Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, ndërsa mësohet se janë në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca, ndërsa ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit.