Author: almakos

Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Alil Demirin, Agim dhe Afrim Ismailoviq, të akuzuar në rastin “Monstra”. Për Fejzi dhe Haki Azirin, prokurorja Fatime Fetai kërkoi dënim maksimal. Të gjithë i ndjek për veprën terrorizëm dhe ndihmë të terrorizmit. Për të akuzuarin Sami Luta është tërhequr akuza për shkak të mungesës së provave. – Advertisment – “Përveç dënimeve të parapara maksimale për këto vepra penale, burgim të përjetshëm për Alil Demirin, Afrim dhe Agim Ismailoviq, pesëmbëdhjetë vjet burgim siç parashikon dispozita për vepër të përsëritur penale mund t’i shqiptohet Fejzi Azirit, mes nëntë dhe dhjetë vjet burg në bazë të…

Lexo më Shumë

Një ditë pas kërkesës së Policisë së Shtetit për rihapjen e hetimeve të ngjarjes tragjike të 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 protestues, deputeti socialist Xhemal Qefalia pohon se për të rinisur hetimet duhet të ketë prova të reja. Duke kujtuar se ka mjaft çështje të vjetra, të cilat janë zbardhur shumë më vonë, Qefalia thotë se gjithçka varet nga provat e reja që janë siguruar. Mes të tjerash ai tha se ende nuk është identifikuar kush kreu aktin kriminal. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, lakonike në përgjigje, tregon vetëm si procedohet nga organet ligjzbatuese. Plot një dekadë pas…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë pasditen e sotme, teksa një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur një shtetas. Policia informon se autori e ka plagosur dhe është larguar nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Informacion paraprak Më datë 21.01.2021, rreth orës 19:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 906 teste dhe 356 kanë rezultuar pozitivë me Kovid-19, po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusin 15 pacientë. Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se në 24 orët e fundit janë shëruar 587 persona. Deri tani në vendin tonë janë prekur nga koronavirusi  89 817 persona dhe prej tyre 75 387 persona janë shëruar, ndërsa 2 754 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në vend është 11 676. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, gjatë konferencës ku kanë marrë pjesë ekspertët e shëndetësisë, deklaroi se mësimi online në universitete do të vazhdojë. “Duhet të sqarojmë më mirë situatën aktuale dhe t’i japim përgjigje studentëve dhe arsimit tonë të lartë. Ne kemi shumë besim tek ekpsertët e shëndetësisë, ne vlerësojmë rekomandimet e juaja, që lidhen me situatën në tërësi, por sidomos në lidhje me arsimin. E kuptoj shumë mirë situatën e studentit, pedagogut dhe të çdo universiteti, por mirëkuptoj edhe problematikat e shqetësimet, që janë imponuar nga situata e pandemisë. E rëndësishme është ruajtja e shëndetit”, tha Kushi. Evis Kushi…

Lexo më Shumë

Prokuroria kërkoi burg të përjetshëm për tre të akuzuar për rastin Monstra, ndërsa për dy të tjerët kërkoi dënim për ndihmë në veprën terrorizëm. Prokuroria tërhoqi aktakuzën ndaj Sami Lutës. Prokurorja Fatime Fetai hodhi poshtë të gjitha teoritë rreth këtij rasti përfshirë edhe “bombat” e Zaevit. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Dashamir Xhepën, i cili vrau kunatën e tij Lirije Xhepa. Ngjarja e rëndë ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019. Lirije Xhepa u gjet e vrarë pranë Liqenit të Sharrës në Tiranë. Ai u arrestua dy javë pas krimit të rëndë, ndërsa dyshohet se e vrau kunatën për motive xhelozie. Pas krimit u largua në drejtim të qytetit të Peshkopisë ku kishte qëndruar në një nga hotelet e qytetit. Sipas grupit të hetimit dyshohet se Dashamir Xhepa kishte lidhje intime me të ndjerën. Ajo u vra me armë zjarri dhe më pas…

Lexo më Shumë

Pavarësisht se u tha se vaksina anti-COVID do të mbërrinte në vendin tonë gjatë kësaj jave, duket se kushtet për këtë ende nuk janë krijuar. Tani nga Ministria e Shëndetësisë për Alsat thonë se vaksina do të mbërrijë nga Serbia në vendin tonë, atëherë kur do të kryhen të gjitha procedurat ligjore, duke mos dhënë asnjë datë konkrete. Sipas Ministrisë, i gjithë procesi për distribuimin e vaksinave drejtohet nga Phizer dhe për çregjistrimin e kësaj vaksine nga Serbia dhe regjistrimin në vendin tonë, nevojitet kohë. Lidhur me këtë, ka reaguar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski, i cili akuzon pushtetin se…

Lexo më Shumë

Shtatë viktima dhe 296 raste të reja me COVID-9 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 202 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.184 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.411. Njoftimi i IKSHPK’së: 202 TË SHËRUAR DHE 296 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.569 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 296 raste…

Lexo më Shumë

Në vijim të kontrolleve për zbatimin e masave anti Covid, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë gjobitur 453 qytetarë. Ndërsa, janë shoqëruar në ambientet e komisariateve në të gjithë vendin, 5 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit.  Pasi janë identifikuar ata janë gjobitur me 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Njoftimi i plotë: Ndëshkohen me masë administrative 453 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren…

Lexo më Shumë

Eugena Tomini, shefe e shërbimit të epidemiologjisë në ISHP emërohet zv.ministre e Shëndetësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë dhe është botuar tashëm në fletoren zyrtare. Bashkë me Tomin në postin e zv. ministrit në dikasterin e Shëndetësisë bëhet katër persona. Kështu përveç Mira Rakacollit, Albert Nikollës dhe Bardhylka Kospirit do të shtohet edhe Eugena Tomini.

Lexo më Shumë

Asnjë mësues nuk do të mbetet pa punë, asnjë lëndë nuk do të shfuqizohet, fondi për orët mësimore do të rritet, do të sigurohet zhvillimi i karrierës për mësuesit, të cilët do të jenë më të motivuar për të punuar, tha ministrja Carovska në takimin e sotëm me mësimdhënës të shkollave fillore nga komuna të ndryshme. Sipas Carovskës, mësuesve në takim u pëlqeu propozim-koncepti për zhvillimin e mësimit për shkak që sipas saj, kjo mundëson autonomi në krijimin dhe organizimin e orëve. – Advertisment – “Mendoj se u jemi përgjigjur të gjitha pyetjeve. Asnjë nga mësuesit nuk do të humbasë…

Lexo më Shumë