Aksident në Vlorë! “Benz”-i përplas një person, shoferi largohet nga vendngjarja

Aksident në Vlorë! “Benz”-i përplas një person, shoferi largohet nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë pasditen e sotme, teksa një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur një shtetas.



Policia informon se autori e ka plagosur dhe është larguar nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Informacion paraprak

Më datë 21.01.2021, rreth orës 19:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.