Ministrja e Arsimit Evis Kushi, gjatë konferencës ku kanë marrë pjesë ekspertët e shëndetësisë, deklaroi se mësimi online në universitete do të vazhdojë.
“Duhet të sqarojmë më mirë situatën aktuale dhe t’i japim përgjigje studentëve dhe arsimit tonë të lartë. Ne kemi shumë besim tek ekpsertët e shëndetësisë, ne vlerësojmë rekomandimet e juaja, që lidhen me situatën në tërësi, por sidomos në lidhje me arsimin.
E kuptoj shumë mirë situatën e studentit, pedagogut dhe të çdo universiteti, por mirëkuptoj edhe problematikat e shqetësimet, që janë imponuar nga situata e pandemisë. E rëndësishme është ruajtja e shëndetit”, tha Kushi.
Evis Kushi thekson se këshillat e ekspertëve shëndetësorë janë ata që vulosin gjithçka, nëse duhet zhvilluar mësimi online apo në auditorë.
“Këshillat e ekspertëve janë ato që vulosin nëse duhet mësim online. Faleminderit për vëmendjen dhe pre-dispozitës pozitive”, deklaroi Kushi.