Gazetarja Klodiana Lala zbardh për “News24” kërkesën e Policisë së Tiranës drejtuar Prokurorisë për rihapjen e dosjes së “21 Janarit”. Në kërkesën e policisë, mes të tjerash thuhet që predha e nxjerrë nga trupi i viktimës Aleks Nika të dërgohet për ekzaminime kriminalistike në laboratorin e ndonjë vendi të Bashkimit Evropian ose jashtë saj. Disa nga kërkesat e Policisë së Tiranës drejtuar Prokurorisë:Të bëhet rieksperimentimi hetimor për caktimin e drejtimit të qitjes për vrasjen e shtetasve Aleks Nika dhe Hekuran Deda, si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmutaj, Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa. Të…
Author: almakos
Një 17 vjeçare nga Tetova është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të sheshit të Tetovës. “Gjatë ditës së djeshme (20-janar) rreth orës 14:45, në udhëkryqin e rrugëve ,,Strasho Pinxhur“ dhe ,,Todor Cipovski-Merdzan“ në Tetovë, një veturë e tipit ,,Shkoda Rapid“ me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 48-vjeçari A.D. nga Shipkovica e Tetovës, ka aksidentuar 17-vjeçare. Minorenja e lënduar është transferua në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor. Vendi ku ka ndodhur aksidenti është inspektua nga ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë”, njoftojnë nga MPB. – Advertisment –
Një 38-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi akuzohet se pas një sherri për motive të dobëta ka plagosur me thikë të vëllanë e tij. Shtetasi me iniciale B.T, banues në Vlorë ka plagosur në baneë vëllain 47-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. NJOFTIMI NGA POLICIA Vlorë Arrestohet në flagrancë një 38-vjeçar, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B. T, 38 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të ditës së…
Një metër tokë, një gardh apo një rrugë kanë qenë motiv për jetë të humbura apo akoma më keq për familje të shuara në vendin tonë. Një rast i ngjashëm do të vijë sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24 me autore Evis Ahmeti, ku ethet e pronës kanë ngjallur një konflikt të ashpër i cili megjithse ka mbi 2 vjet në dyer të institucioneve nuk po gjen zgjidhje. Rasti është shënuar në Elbasan, në fshatin Tërbaç. 42 vjeçari Agron Luli, baba i dy fëmijëve dhe i sëmurë prej vitesh me tumor u sulmua me shkop bejzbolli nga…
Kuvendi miratoi propozim-ligjin për regjistrimin e popullsisë me 62 vota “për”, asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur”. Ligjin e votoi shumica parlamentare dhe deputetët e Koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk u futën në sallë, përveç koordinatorit të grupit parlamentar që kishte disa vërejtje procedurale. – Advertisment – Sipas Nikolla Micevskit, ligji nuk ka asgjë të përbashkët me standardet evropiane dhe se licitimi i parakohshëm me numra dhe përqindje të popullsisë vërteton se do të jetë një proces politik dhe jo një proces statistikor. Edhe pse e votuan ligjin, opozita shqiptare përsëriti vërejtjet duke theksuar mungesën…
Filloi vazhdimi i seancës 29 të Kuvendit në të cilën pika e parë që ka mbetur pa vënë në votim është propozim-ligji për regjistrim e popullsisë, amvisërive dhe banesave në prill të vitit 2021. Debati për propozim-ligjin kishte ngjallur polemika dhe kundërshtime mes shumicës parlamentare dhe VMRO-DPMNE-së opozitare. Kjo e fundit mendon se nuk është momenti i duhur për regjistrim në kohë pandemie si dhe kishte dorëzuar disa amendamente të cilat i janë refuzuar. Ndër amendamentet ishte edhe zbatimi i regjistrimit me përdorimin e pajisjeve për detektimin e gjurmëve të gishtave. Pushteti deri tani është shprehur i vendosur që regjistrimi…
Shqetësime ka ngjallur më shumë varianti brazilian i Coronës, tek i cili reagimi imunitar i trupit nuk arrihet as kur njeriu e ka bërë vaksinën ose është shëruar nga infeksioni. Për një kohë të gjatë nuk u analizua me saktësi për të parë llojin e virusit të Coronës, me të cilin ishin infektuar të sëmurët me COVID-19. Por disa vende arritën që me anë të segmentimit intensiv të gjenin cilat variacione ishin përhapur më shumë në vendet e tyre, përshembull varianti britanik apo ai afrikano- jugor. Vendet nuk kanë faj sepse në fillim ato analizuan intensivisht virusin dhe kështu kuptuan…
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar sot se në Serbi deri më tani janë vaksinuar afro 50 mijë njerëz kundër Kovid-19. Ndërkohë që ka përmendur edhe marrëveshjen ëpr të ndihmuar Republikën e Maqedonisë së Veriut me 8 000 doza. – Advertisment – “Ne kemi një marrëveshje, kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut she presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë biseduar. Vuçiq ka vendosur që t’ju ndihmojmë me 8 000 vaksina. Ndihmojmë që këto vaksina të regjistrohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Punojmë në këtë drejtim. Problem mund të paraqitet sepse ata kanë porositur vaksinën “Phizer”, por nuk…
Familjarët e viktimave të “21 Janarit” vijojnë të besojnë te drejtësia, edhe pas 10 vitesh nga ngjarja tragjike. Vëllai i viktimës Aleks Nika tha për gazetarin e “News24”, Ergys Gjençaj, se pa u reformuar plotësisht drejtësia shqiptare, nuk do të ketë drejtësi as për ata. Sa i takon shpalljes së viktimave “Dëshmorë të Atdheut”, vëllai i Nikës u shpreh se ky është një vlerësim që bëhet nga shteti shqiptar. “Shpallja “Dëshmorë Atdheu” është vlerësim që i bën shteti shqiptar këtyre që u vranë padrejtësisë në rrugë nga bandat e Berishës. Ne nuk kemi kërkuar drejtësi nga kryeministri dhe qeveria, por…
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur një aktakuzë kundër dy dhunuesve për të cilët u shfaqën në jë video në rrjetet sociale në fillim të këtij muaji, ku shihej se si ngacmonin dhe kërcënonin udhëtarët në një autobus të qytetit. Sipas Prokurorisë Publike, dy djemtë, të moshës 31 vjeç, akuzohen për kryerjen e veprës penale “dhunë”, që dënohet sipas nenit 386 në Kodin Penal, transmeton Alsat. – Advertisment – Prokuroria përcaktoi se ngjarja kishte ndodhur më 5 nëntor të vitit të kaluar, rreth orës 17:30, në autobusin e NQP Shkup me numër 7. Sipas aktakuzës, ata kanë fyer rëndë…
Edi Rama është duke mbajtur një fjalim pas takimit me familjarët e viktimave të 21 Janarit, të cilëve qeveria iu ka akorduar titullin “Dëshmor i Atdheut”. Pjesë nga deklarata e Ramës: Në këtë 10 vjetor të 21 Janarit, qeveria e Republikës së Shqipërisë ka vendosur që të japë titullin e lartë të ‘Dëshmorit të Atdheut’ për 4 dëshmorët e protestës paqësore të 21 Janarit. Njëkohësisht sot është dita për të bërë një reflektim pas këtij rrugëtimi 10-vjeçar, në përpjekjen për të kuptuar bashkërisht se si ajo ngjarje tragjike dhe katër jetë të pafajshme të humbura kanë ndikuar historinë tonë të…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 202 gjoba. Nga MPB njoftojnë se 17 gjoba janë vendosur për vozitje të automjetit pa patentë shoferi, 19 për vetura të parregullta dhe të paregjistruara ndërsa 22 gjoba janë vendosur për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Shtatë sanksione janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, pesë për kalim në semafor të mbyllur. 50 gjoba janë shqiptuar për vetura të parkuara gabimisht ndërsa 20 për mos-mbajtje të maskës. – Advertisment –

