Author: almakos

Sandër Lleshaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në nëntor 2018 dhe u largua me dorëheqje në 10 dhjetor 2020, si pasojë e shpërthimit të protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës policie. Sandër Lleshaj është diplomuar në vitin 1985 në Shkollën e Lartë të Oficerëve në Tiranë në degën e Radiolokacionit, ndërsa në vitin 1996 është diplomuar për drejtues në mbrojtjen kundërajrore në Gjermani. Në vitin 1999 ka përfunduar studimet si oficer i Shtabit të Përgjithshëm dhe Kursin e Studimeve të Sigurisë Europiane në Akademinë e Drejtimit në Hamburg të Gjermanisë.…

Lexo më Shumë

Për shkak të abuzimeve me sistemin e shpërndarjes elektronike të lëndëve gjyqësore, Këshilli gjyqësor e shkarkoi gjykatësen Tatjana Mihajllova. Ajo ishte gjykatësja kryesore në rastin “Shuplakat” të PSP-së së shuar dhe e gjykoi ish kryeministrin e arratisur, Nikolla Gruevski. Mihajllova atëherë “bombat” i shpalli të pavlefshme, i dënoi ish prokuroret speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai me 2000 euro për mosrespektim të gjykatës, dhe për arsye të ndryshme, anulonte vazhdimisht fillimin e gjyqit për “Shuplakat në qendër”. – Advertisment – Mihajllova gjykoi gjithashtu edhe në rastin “Likuidimi” kurse gazetarin Tomisllav Kezharovski e dënoi me katër vjet e gjysmë burg. Ajo…

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë zbuluar 320 raste të reja me koronavirus, ndërsa 6 pacientë kanë humbur jetën. Ndërsa në 24 orët e fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324. Njoftimi i plotë: 269 TË SHËRUAR DHE 320 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.683 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të…

Lexo më Shumë

Korrupsioni manifestohet më së shumti në gjyqësi dhe prokurimet publike, prandaj edhe Institucionet gjatë vitit 2021 duhet të fokusohen pikërisht tek këto dy sfera. Natali Petrovska, nga Koalicioni “Të Gjithë për Gjykim të Drejtë”, tha se që lufta kundër korrupsionit të ketë fillim të mbarë, pikë së pari duhet të demonstrohet vullnet i shtuar politik. Sipas saj, filtrimi i kuadrit të angazhuar në gjyqësor, është më se i domosdoshëm. – Advertisment – Vëmendja fillimisht duhet t’i kushtohet mungesës së një sistemi efikas për rritjen e integritetit në gjyqësi dhe Prokurorinë Publike, te pamjaftueshmëria e resurseve kadrovike dhe materiale në këto…

Lexo më Shumë

Kërkesa e Lëvizjes Besa për grafën etnike në letërnjoftime do të presë ditë më të mira. Ky dush i ftohtë për partinë e Bilall Kasamit erdhi nga partneri i tyre i koalicionit, kryeministri Zoran Zaev i cili deklaroi se propozimet për ndryshime në ligjin për letërnjoftimet dhe ligjin për dokumentet e udhëtimit nuk përfshinë grafën e përkatësisë etnike. Për këtë sipas Zaev duhet propozim-ligj i ri. – Advertisment – Këto ligje që janë dorëzuar në Kuvend nuk i adresohen përkatësisë etnike. Ato propozime përmbajnë emrin kushtetues të shtetit. Ka edhe disa ndryshime për të cilat duhet të sqarohet ministri i…

Lexo më Shumë

Detaje të reja zbulohen nga rrjedhja e gazit që ndodhi paraditen e sotme në një shkollë private në kryeqytet. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi se shkolla përdorte ngrohje me gaz propan dhe kishte një depozitë gazi 1000 litërshe të mbushur plot. Kjo depozitë ishte e pa certifikuar nga inspektorati shtetëror i enëve nën presion. Depozita ishte e vendosur jashtë ambienteve të shkollës, por rrjedhja ka ndodhur në valvulën që lidh depozitën me pajisjen brenda shkollës. Aktualisht po kryhet zbrazja e depozitës nga gazi. Për shkak të thithjes së gazit 6 nxënëse të moshave të ndryshme përfunduan në spital, fatmirësisht tani janë…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor i republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka shkarkuar nga detyra gjykatësen Tatjana Mihajllova, për shkak të punës joprofesionale dhe keqpërdorim të sistemit AKMIS. Nga Këshilli Gjyqësor zyrtarisht nuk zbulojnë emrin e gjyqtares së shkarkuar, por siç shkruan “Fokus” pohojnë se procedura për shkarkimin e saj ka zgjatur rreth një vit e gjysmë. Ndryshe Mijallkova ka kryer funksionin Ushtrues Detyre kryetar i Gjykatës Penale, pasi i skadoi mandati ish kryetarit Vlladimir Pançevski.Mihajllova ishte gjykatëse në rastin e PSP-së “Dhuna në Qendër”. Mihajllova shpesh herë kishte përplasje të ashpër me prokurorët e PSP-së, ndërkohë që në një seancë ka…

Lexo më Shumë

Epidemiologu britanik Tim Spector ka paralajmëruar për një simptomë të re të koronavirusit, që deri tani nuk ka rënë në syrin e ekspertëve. Bëhet fjalë për “gjuhën Covid”, siç e ka përcaktuar ai. “Nëse ke ndonjë simptomë të çuditshme ose edhe dhembje koke apo lodhje, qëndro në shtëpi”, tha Spector. Eksperti e ka shoqëruar mesazhin e tij me një foto të një rasti “gjuhe Covid”, ku shihet një gjuhë e njollosur. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se simptomat më të zakonshme të Covid-19 janë temperatura, kolla e vazhdueshme, humbja e nuhatjes apo shijes, lodhja, dhembja e kokës dhe dhembja…

Lexo më Shumë

Një 70-vjeçar nga Kavadari është sulmuar nga nipi i tij 22-vjeçar në një fshat të Kavadarit, informoi zëdhënësi i SPB-Veles, Veroljub Dodevski. Sipas tij ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e familjes. MPB shton se pas zbardhjes së plot të rastit do të parashtrohet padi konkrete. – Advertisment –

Lexo më Shumë

Qendra Spitalore “Nënë Tereza” përmes një njoftimi ka dhënë detaje në lidhje me helmimin e 6 nxënësve në një shkollë private mëngjesin e sotëm  në zonën e ‘Don Boskos’ në Tiranë. QSUT ka bërë me dije se nxënësit, të moshave 12-14-15 vjeç, janë paraqitur në spital me simptoma të lehta të intoksikacionit si; dhimbje koke, të përziera dhe pak ansioze. Ndërkohë që pas marrjes së ndihmës shëndetësore, situata e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim. REAGIMI I QSUT: Lidhur me gjendjen shendetesore te nxenesve te intosikuar ne nje shkolle dhe qe jane paraqitur…

Lexo më Shumë

Ekzistojnë vetëm dy opsione që Bullgaria të japë dritë jeshile për kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, me të cilat duhet të përfshihen kërkesat bullgare për respektim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, miqësi dhe bashkëpunim midis dy vendeve, deklaroi nën- presidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova. – Advertisment – “Ose do të insistojmë në kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë së Veriut të ketë kapitull përfundimtar dhe gjatë procesit të negociatave të ndjekim nëse respektohet Marrëveshja për fqinjësi të mirë ose në të të përfshihen kërkesat bullgare për respektim të Marrëveshjes”, theksoi Jotova në deklaratë për Televizionin kombëtar…

Lexo më Shumë

Katër nxënësit që u helmuan nga rrjedhja e gazit dhe përfunduan në spital, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje live për ‘News24’ deklaroi se nxënësit që janë ndjerë keq u transportuan si fillim tek Spitali i Traumës, më pas u dërguan në QSUT. Një prej vajzave që u evakuan pas rrjedhjes së gazit ka treguar për momentin e parë kur kanë ndjerë erën e gazit. Ajo shprehet se orën e parë iu kanë thënë të hapin dritaret, ndërsa më pas kur gjendja është përkeqësuar iu kanë kërkuar të dalin jashtë ku kanë parë nxënës…

Lexo më Shumë