Katër nxënësit që u helmuan nga rrjedhja e gazit dhe përfunduan në spital, fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gazetarja Dorjana Bezat në një lidhje live për ‘News24’ deklaroi se nxënësit që janë ndjerë keq u transportuan si fillim tek Spitali i Traumës, më pas u dërguan në QSUT.
Një prej vajzave që u evakuan pas rrjedhjes së gazit ka treguar për momentin e parë kur kanë ndjerë erën e gazit. Ajo shprehet se orën e parë iu kanë thënë të hapin dritaret, ndërsa më pas kur gjendja është përkeqësuar iu kanë kërkuar të dalin jashtë ku kanë parë nxënës duke vjellë dhe në gjendje të fikëti.
“Unë jam maturë. Ngrohemi me kaldaja. Orën e parë dëgjuam era gaz. Na thanë hapni dritaret dhe mbajni hapur. Pastaj na thanë dilni jashtë, pini një kafe. Kur po dilnim jashtë pastaj shihnim nxënës duke vjellë, një tjetër i kishte rënë të fikët“, u shpreh ajo.
Gazetarja Bezat pohoi se pavarësisht se kishin kaluar rreth 2 orë nga ngjarja, ende në ambientin përreth ndihej era e gazit.