Një 17 vjeçare nga Tetova është lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të sheshit të Tetovës. “Gjatë ditës së djeshme (20-janar) rreth orës 14:45, në udhëkryqin e rrugëve ,,Strasho Pinxhur“ dhe ,,Todor Cipovski-Merdzan“ në Tetovë, një veturë e tipit ,,Shkoda Rapid“ me targa të Tetovës të cilën e ka drejtuar 48-vjeçari A.D. nga Shipkovica e Tetovës, ka aksidentuar 17-vjeçare. Minorenja e lënduar është transferua në Spitalin Klinik të Tetovës për trajtim mjekësor. Vendi ku ka ndodhur aksidenti është inspektua nga ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë”, njoftojnë nga MPB.
– Advertisment –




