Mëngjesi i sotëm i ka gjetur nën ujë disa banesa në Shijak, pasi për shkak të reshjeve të dendura të shiut gjatë orëve të natës ka dalë nga shtrati lumi Erzen. Si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen janë përmbytur biznese dhe shtëpi. Gazetarja Klodjana Haxhiaj bën me dije për “BalkanWeb” se të përmbytura janë katet e para të banesave. Po sipas raportimit të saj flitet për 10 familje të izoluara.
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka shqiptuar 137 gjoba për shkelje të rregullave në trafik. 17 sanksione janë vendosur për vozitje pa patentë shoferi, 18 për përdorim të celularit gjatë vozitjes, 4 për vetura teknikisht të parregullta ose të paregjistruara. Policia ka shqiptuar pesë gjoba për vozitje nën ndikim të alkoolit, 16 për mosrespektim të kufizimit të shpejtësisë, si dhe 15 gjoba për parkim të gabuar. – Advertisment –
Një 19-vjeçar në Fier është vënë në pranga pasi ka plagosur rëndë në kokë një të mitur. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i riu E. R., banues në Strum të Roskovecit është konfliktuar për motive të dobëta pasditen e së dielës me 13-vjeçarin Sh. M. Si pasojë e goditjeve, i mituri ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në gjendje të rëndë shëndetësore. Njoftimi i Policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec. Arrestimi i këtij…
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahen dy seanca kuvendore dhe atë seanca e Komisionit për Transport dhe Lidhje dhe Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale. Në rend dite të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji janë propozimet e ligjeve për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ujerat dhe Ligji për mbrojtjen e natyrës, që të dy në lexim të parë. Në Komisionin për Punë dhe politikë sociale do të shqyrtohet raporti për punë i Agjencisë për Supervizion. – Advertisment –
Kuvendi sot duhet ta fillojë seancën e 32-të në të cilën në rend dite është Propozim vendimi për përzgjedhjen e Avokatit të popullit. Për avokat të popullit është propozuar Naser Ziberi. Është e pasigurt nëse sot Kuvendi do të ketë kuorum për punë, duke e pasur parasysh se partitë qeveritare nuk kanë shumicë për momentin për shkak të mungesës së deputetëve për shkak të Kovid-19, gjegjësisht izolimit. – Advertisment – Naser Ziberi është propozim i BDI-së, por kandidatura e tij u kundërshtua nga grupi parlamentar i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Ziberi, i cili ushtron profesionin e noterit, ishte kandidati…
37 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar sot në qarkun e Beratit. Mësohet se mes të infektuarve ka mësues e nxënës në shumë shkolla të qarkut. 1 mësuese në shkollën “Irfan Ngjeqari” në Berat, 1 mësuese në shkollën mekanike “Stiljano Bandilli” në Berat, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Veleshnje, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Vokopolë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Çiflik, 1 nxënëse në shkollën e mesme “Muhamer Janina” në Urë-Vajgurore dhe 1 nxënëse në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka” në Urë-Vajgurore janë konfirmuar sot “pozitivë” me Covid-19. Raste të regjistruara “pozitive” janë konfirmuar…
Kryeministri Zoran Zaev thotë se ai do të mbështesë procedurë të shpejtë për marrjen e shtetësisë, por jo atë të opozitës shqiptare. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa propozon me tre dëshmitarë të mund të marrin shtetësi ata që nuk kanë kurse jetojnë në vend vite me radhë,. Sipas Zaevit, shtetësia nuk jepet kështu. – Advertisment – “Duhen dy persona për kurorë dhe kjo është e mjaftueshme për martesë, për shtetësi të thirrni dëshmitarë dhe të thonë, nuk është e mjaftueshme. Askund nuk është kjo. Por, certifikata e arsimit fillor, viti i katërt i përfunduar, fëmijë që kanë mbaruar shkollën…
Zbardhen detaje nga vrasja e 32-vjeçarit Ilir Kuçi. Policia e Durrësit, njofton se 32-vjeçari i cili u qëllua me armë zjarri mbasditën e sotme ka ndërruar jetë në spital. Sipas uniformave blu, shtetasi i plagosur Edmir Bregu që ka ndryshuar emrin në Ilir Kuçi, ndërroi jetë në urgjencën e spitalit rajonal Durrës. Më herët, policia tha se 32-vjeçari i plagosur ishte shtruar në spital, por se nuk ka mundur dot t’ju mbijetojë plagëve që ka marrë. Mësohet se Kuçi, është vrarë me breshëri kallashnikovi, madje sipas dëshmitarëve okularë ka pasur të shtëna të vazhdueshme. Për shkak të shiut të madh dhe zonës periferike autorët…
Nga njerëz të pafajshëm, deri te provat e reja me një të vërtetë të dhimbshme për rastin “Monstra”. E gjithë kjo për Zaevin ishte mendim personal i bazuar në atë që ai e kishte parë në provat për këtë rast gjegjësisht bisedat e përgjuara dhe mesazhet që ishin pjesë e “bombave”. Kryeministri pohoi sot se nuk e din kush qëndron pas vrasjes së pesëfishtë në liqenin e Smillkovës. – Advertisment – Asnjëherë nuk kam përmendur person tjetër drejtpërdrejt se është fajtor. Unë kam dhënë komente, rezerva, për atë që u njoftua në opinion, duke lexuar aktgjykimet që ishin në dispozicion…
Në 24 orët e fundit në Kosovë 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 392 raste të reja. Ndërsa janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679 Njoftimi i plotë: 1618 TESTIME, 222 TË SHËRUAR DHE 392 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1618 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të…
Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 5 vikima dhe 833 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Mësohet se një nga viktimat është i moshës 26-vjeç. NJOFTIMI NGA MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:Janë kryer 3511 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 833 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë…
Varianti “britanik” i virusit korona është detektuar edhe në Serbi. Mutacioni me transmision mbi 70% më të shpejtë, i cili fillimisht ishte paraqitur në Mbretërinë e Bashkuar që sot u gjet edhe tek pacientët e infektuar në fqinjin tonë verior. Nga Ministria e Shëndetësisë, thonë se që nesër do të shqyrtojnë mundësinë për masa eventuale të parandalimit të bartjes së të njëjtit edhe në Maqedoni. – Advertisment – Çdo të hënë mbahet mbledhja e Shtabit qendror të krizës ku ministri i shëndetësisë Venko Filipçe e prezanton gjendjen epidemiologjike, kurse Komisioni për sëmundje infektive është në komunikim të përditshëm dhe vazhdimisht…

