Autoritetet shëndetësore kanë diskutuar në mbledhjen e sotme të Shtabit qendror të krizës për rreziqet eventuale nga varianti i virusit britanik, i cili ka arritur në Serbi. Por, përveç konsultimeve asnjë rekomandim shtesë nuk është propozuar as nga Komisioni për sëmundje infektive. Përveç protokolleve të zakonshme shëndetësore aktualisht, vendi ynë nuk ka asnjë masë të shtuar ndaj Britanisë së Madhe e as ndaj Serbisë. – Advertisment – Nuk ka ndonjë rekomandim të veçantë për masat apo rekomandimet të veçanta për rastin e ri të CoVid-19 me mutacion gjenetik. Një ndryshim është i vetëm në raport me virusin aktual është që…
Author: almakos
Lëkundje tërmeti janë regjistruar disa minuta më pare në vendin tonë. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, lëkundjet ishin me magnitutë 3.1 të shkallës Rihter. Vatra ndodhet në thellësi 2 km, ndërsa epiqendra ndodhet 94 km në juglindje të Elbasanit dhe 19 km në jug të Korçës. Ndërsa ende nuk raportohet për dëme materiale.
Ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spsovski ka realizuar sot një takim pune me ambasadorin e Republikës së Kosovës në vendin tonë, Gjergj Dedaj.Në takim ambasadori Dedaj ka falënderuar MPB-në për mbështetjen që i jep ambasadës së Kosovës, posaçërisht për elementin humanitar dhe profesional të zyrtarëve policorë. Dedaj me këtë raste ka theksuar bashkëpunimin mes Ministrive të Brendshme të të dyja vendeve e cila do të duhet të thellohet dhe intensifikohet.Nga ana tjetër ministri Spasovski ka theksuar se prioritet i Qeverisë e me këtë edhe i Ministrisë për Punë të Brendshme janë marrëdhëniet e mira fqinjësore…
Misioni i emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 me autore Evis Ahmetin është t’u qëndrojë pranë familjeve me probleme dhe pse jo edhe t’i ndihmojë për t’i kapërcyer ato. Nisur nga ky qëllim këtë të hënë pjesë e emisionit ishte sërish Joana. Në fund të vitit të kaluar ajo rrëfeu në studio historinë e dhimbshme të jetës së saj. Për rreth 9 vjet ajo nuk kishte kontaktuar me të bijën pasi ishte divorcuar. E dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në një marrëdhënie toksike pasojat e të cilës i ndjen edhe tani Joana i dha fund kësaj martese, por për fat…
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 677 testime për Covid-19 dhe prej tyre 63 kanë rezultuar pozitivë me virusin. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 573 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 6 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 90.717 persona , ndërsa janë shëruar 78.727. Prej fillimit të pandemisë jetën e kanë humbur 2.791 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 9.199. – Advertisment –
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka inspektuar pikën e testimit të shpejtë në qendrën shëndetësore të “Qytetit Studeti” në Tiranë, ku teksa ka folur për vaksinat antiCOVID, u shpreh se do të garantojmë furnizimin me vaksinën antiCOVID përmes dy kontratave, drejtpërdrejt me Pfizer, si dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX. “Kemi filluar vaksinimin me më shumë se 500 mjekë dhe infermirë të spitaleve COVID dhe vaksinimi do të vijojë, pasi ne kemi garantuar edhe vijimin e furnizimit me dozat e vaksinës nëpërmjet kontratës me Pfizer dhe gjithashtu edhe nëpërmjet COVAX, ku kemi parapaguar 4 milion dollarë dhe që pritet që furnizimet e para…
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, pas konsultave me ekspert juridik, sot e ka dekretuar Ligjin për regjistrimin e Popullsisë. Pendarovski pret që procesi i zbatimit të regjistrimit të mos politizohet, ndërsa të dhënat që do të dalin nga ky regjistrim të shërbejnë për zhvillimin e përgjithshëm të vendit. – Advertisment –
Një 32-vjeçar u vra mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit teksa u qëllua me armë zjarri. Edmir Begu ose Ilir Kuçi ishte viktima i atentatit në Durrës që dyshohet për prishje të pazareve të drogës. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se ai ishe me origjinë nga Hasi dhe jetonte në Durrës teksa kishte precedentë penalë pasi në 2011 ishte dënuar për kanosje kurse në Itali ishte dënuar për trafik droge. Atentatorët kanë përdorur një mjet me ngjyrë të zezë dhe qitësi ka qëlluar nga sedilja e pasme. Begu sapo ka parkuar automjetin e tij, autorët u afruan dhe e qëlluan.…
Shirat e dendur të një nate më parë sollën vështirësi në qarkullimin e automjeteve në kryeqytet. Rreshqitjet e dheut dhe pemët e rrëzuara kanë sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në disa akse. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar sot një album fotografish nga puna për kthimin e gjendjes në normalitet. “Mirënjohje kolegëve të papërtuar që rikthyen Tiranën në normalitet pas shirave!”, shkruan Veliaj në Facebook.
Prokuroria Themelore Publike-Shkup deri tek Gjykata Penale ka ngritur procedurë kundër dy personave (vëlla e motër) nga Shkupi të cilët ë 20 janar të këtij viti kanë sulmuar një policë në detyrë. 21 vjeçari i akuzuar dhe e motra e tij 22 vjeçe më 20 janar në orët e mbrëmjes kanë sulmuar një polic i cili ka qenë duke i kryer detyrat e tija zyrtare në kuadër të stacionit policor të Bit Pazarit. – Advertisment – “Zyrtari policor bashkë me një koleg të tijin kanë tentuar të legjitimojnë të akuzuarin, i cili u ka thënë se nuk ka me vete…
Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja e 32-vjeçarit Ilir Kuçi, mbrëmjen e djeshme në Durrës. Burimet bëjnë me dije se i riu dyshohet të jetë vrarë për prishjen e pazareve të drogës. Mësohet se atentatorët e kanë qëlluar 32-vjeçarin, në momentin që ka qenë duke parkuar makinën. Nga hetimet e policisë rezulton se Ilir Kuçi ka qenë i dënuar në Itali për trafik narkotikësh. Ndaj tij ishin bërë disa denoncime nga qytetarët, të cilët pretendonin se ishin kërcënuar nga Kuçi. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen nr.11 në Durrës, ku 32-vjeçari u ekzekutua me breshëri…
Mbrëmë (24.01.2021) diku rreth orës 22 e 30 minuta, policia në Tetovë ka privuar nga liria 59 vjeçarin SH.I. objekti i të cilit (çajtorja) në rrugën “Lenini” në Tetovë ka punuar pas orarit të lejuar dhe në të kanë qëndruar 5 persona. Ai është ndaluar në Stacionin policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate në pajtim me nenin 206 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë së Veriut. – Advertisment –

