Shirat e dendur të një nate më parë sollën vështirësi në qarkullimin e automjeteve në kryeqytet. Rreshqitjet e dheut dhe pemët e rrëzuara kanë sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në disa akse.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka publikuar sot një album fotografish nga puna për kthimin e gjendjes në normalitet.
“Mirënjohje kolegëve të papërtuar që rikthyen Tiranën në normalitet pas shirave!”, shkruan Veliaj në Facebook.