Përmes një dekreti, Shtëpia e Bardhë ka nominuar më 1 qershor ambasadorë për në Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi.Këto nominime duhet të konfirmohen nga Senati amerikan. Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, për Bosnje e Hercegovinën është nominuar Ronald Johnson nga shteti i Masaçusetsit për postin e ambasadorit të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të SHBA-së, raporton Evropa e Lirë. Për Serbinë është nominuar Michael Young nga shteti i Uhtas. Ndërsa për Malin e Zi është nominuar Peter McCoy nga Karolina e Jugut. Sa i përket vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ja ka nominuar po ashtu ambasador…
Author: almakos
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me grabitjen me armë zjarri që ndodhi mesditën e sotme në filialin e “OTP Bank” pranë stadiumit “Dinamo”. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se autori është afruar pranë bankës me një skuter nga kryqëzimi i Komunës së Parisit, ka lënë skuterin jashtë dhe ka më pas hyrë menjëherë në ambientet e bankës duke kryer grabitjen. Pasi ka marrë paratë është larguar nëpërmjet rrugës “Sulejman Delvina”, dhe dyshohet se ka braktisur skuterin në një garazh. Më pas dyshohet se është larguar drejt zonës së bllokut. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”,…
Luksi ka arritur zyrtarisht një nivel krejt të ri… dhe këtë herë bëhet fjalë për foshnjat. Këto pelena Gucci, me një çmim tronditës prej 490 dollarësh për pako, po ripërcaktojnë çfarë do të thotë të jetosh në luks që ditën e parë. A është kjo një shenjë e re e statusit për prindërit modernë, apo thjesht një kapriçio e çmendur? Me dizajnin e tyre të veçantë dhe estetikën minimaliste, këto pelenat duken më shumë si një ekspozim mode sesa një nevojë bazike. A është ky një shembull i qartë se si moda luksoze po depërton në çdo aspekt të jetës…
Një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit “Dinamo” është grabitur. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se një person me armë zjarri është futur brenda bankës dhe ka marrë një shumë parash. Sipas informacioneve, paratë ka arritur t’ia marrë një qytetari që sapo po i depozitonte. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka sekuestruar llogaritë bankare të kompanisë Albania Land Development, në kuadër të një hetimi që lidhet me dyshime për tjetërsim pronash në zonën e Zvërnecit. Sipas gazetares Klodiana Lala një nga administratorët e kompanisë, Redi Struga, i cili përmendet si ndërmjetës me investitorët nga Katari, i është nënshtruar kontrollit nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Po sipas burimeve, bëhet e ditur se SPAK po verifikon një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave në zonën bregdetare të Zvërnecit. Në qendër të hetimeve ndodhet edhe Artur Shehu, i cili…
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbërritur në fshatin Çepan të Skraparit për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta, i cili u nda nga jeta një ditë më parë. [embedded content] Meta është shoqëruar nga forcat e Policisë së Burgjeve gjatë lëvizjes së tij, në kuadër të masave të sigurisë, për të bërë të mundur pjesëmarrjen në ceremoninë familjare. Ceremonia zhvillohet në vendlindjen e familjes Meta, ku janë mbledhur familjarë, të afërm dhe miq për t’i dhënë lamtumirën e fundit Rexhep Metës. Siç shihet edhe në pamje, Meta është takuar dhe përshëndetur…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i pyetur për propozimin e grupit punues për provimin e jurisprudencës, tha se ende këtë propozim nuk e ka parë, duke shtuar se posa ta shoh do të jap mendimin e tij.“Ende nuk e kam parë propozimin, mendoj se javën tjetër, të hënën është dakorduar takim tek unë në kabinet qw tw prezantohet propozimi”, tha shkurt Mickoski. MARKETING
I riu që humbi jetën në një aksident tragjik mëngjesin e sotëm në Lushnjë, vetëm pak pas incidentit para Komisariatit dhe gjatë ndjekjes policore, rezulton se është vëllai i zv/ministres së Mjedisit, Elda Xhumari. Policia vendore konfirmoi sot rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes fatale ku humbi jetën 43-vjeçari Ernin Xhumari, 43 vjeç, nga Tirana. Mësohet se ai është njëkohësisht vëllai i zyrtares së lartë, kurse motivet për shkakun pse ai ka krijuar shqetësimet para Komisariatit me lëvizje të çrregullta me makinën e tij “Benz Mercedes” dhe duke ulëritur, mbeten ende të panjohura. Policia tha se duke e ndjekur Patrulla, te…
Një këshillë e veçantë për jetëgjatësinë po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, pasi Jessie Gallan, e cila u raportua si gruaja më e vjetër e Skocisë në moshën 109 vjeç, ka ndarë sekretin e saj për një jetë të gjatë.Gallan, e cila ka jetuar një jetë të pasur me përvoja, ka ndarë një këshillë që ka shkaktuar shumë diskutime: ajo beson se qëndrimi larg burrave ka qenë një faktor kryesor në jetëgjatësinë e saj. Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, duke i bërë ata të mendojnë për marrëdhëniet dhe ndikimin e tyre në shëndetin e përgjithshëm. Reagimet…
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho ka deklaruar se institucioni po përballet me një ngarkesë gjithnjë e më të madhe pune, çështje më komplekse dhe pritshmëri të larta publike, në një kohë kur format e kriminalitetit po ndryshojnë me shpejtësi. Sipas tij, korrupsioni i nivelit të lartë, krimi i organizuar, pastrimi i parave, përdorimi i kriptovalutave dhe komunikimet e enkriptuara kërkojnë përgjigje më të specializuar, më teknike dhe më të qëndrueshme nga institucionet e drejtësisë. “SPAK është përballur me ngarkesë pune më të madhe, me çështje më komplekse, me pritshmëri më të larta publike dhe forma kriminaliteti që…
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka paraqitur rekomandimet për vitin 2026 drejtuar prokurorëve dhe drejtuesve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke vënë theksin te sfidat e reja të kriminalitetit modern. Gjatë deklaratës së tij, Gogu u ndal veçanërisht te krimi kibernetik dhe format e reja të kriminalitetit, duke theksuar se ai ka evoluar me shpejtësi dhe përdor metoda gjithnjë e më të sofistikuara. Sipas tij, pastrimi i parave po kryhet gjithnjë e më shpesh përmes kriptomonedhave, mashtrimet organizohen online, ndërsa infrastruktura publike dhe institucionet po përballen me sulme dixhitale. “Krimi kibernetike dhe format e reja të kriminalitetit. Ju jeni dëshmitarë…
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo është marrë në hetim për dosjen e AKSHI-t, ku Karçanaj dhe persona të tjerë, mes tyre Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ndaj tyre u ngritën akuzat për veprat penale: konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tendera, grup i strukturuar kriminal, si edhe pastrim parash. Kujtojmë se ajo ishte në arrest shtëpie, por Gjykata e Lartë i lehtësoi…

