Author: almakos

Një operacion i Krimit Ekonomik pranë Policisë së Tiranës ka zbuluar një skemë të dyshuar abuzimi me llogaritë bankare të klientëve, duke çuar në arrestimin e dy punonjësve të një banke të nivelit të dytë në kryeqytet. Ndërkohë gjashtë punonjës të tjerë janë vendosur në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa katër persona janë pezulluar nga detyra. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se hetimet nisën pas denoncimeve të disa qytetarëve, klientë të bankës, të cilët konstatuan se shuma të konsiderueshme parash mungonin në llogaritë e tyre bankare. Dyshohet se punonjësit e përfshirë kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për të përvetësuar fondet…

Lexo më Shumë

Një studim i publikuar në revistën shkencore “Science” ka zbuluar se chatbot-et e inteligjencës artificiale kanë prirjen të përkëdhelin përdoruesit, duke u dhënë shpesh këshilla të gabuara vetëm për t’i bërë të ndihen mirë.Sipas studiuesve nga Universiteti Stanford, kjo sjellje e quajtur “sycophancy” mund të përforcojë sjellje të dëmshme dhe të ndikojë negativisht në marrëdhëniet njerëzore. Eksperimenti analizoi 11 sisteme të ndryshme AI dhe zbuloi se ato mbështesin përdoruesit rreth 49% më shpesh sesa njerëzit realë, edhe në raste që përfshijnë sjellje të papërshtatshme apo të paligjshme. Kjo rrit besimin e përdoruesve tek AI, por njëkohësisht i bën ata më…

Lexo më Shumë

Protestat qytetare në Tiranë kundër ndërtimit luksoz në zonën e Zvërnecit ka bërë jehonë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prestigjiozja New York Times shkruan se ditët e fundit protestat në Shqipëri kundër projektit turistik të dhëndrit të Trump janë rritur. “Protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete bregdetare janë shndërruar në simbol të pakënaqësive më të gjera në Shqipëri, një vend që për dekada ka qenë ndër më të varfrit në Europë. Prej vitesh, projektet e propozuara kanë ngjallur debate dhe shqetësime lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe mungesën e transparencës. Bëhet fjalë për një investim…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë paraqitje lokale të motit jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të forta dhe kushte për breshër të izoluar. Do të fryjnë erëra të lehta deri në mesatare, në pjesët perëndimore nga perëndimi, ndërsa përgjatë Vardarit nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 9 deri në 16, ndërsa maksimale do të arrijë 25 deri në 32 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të…

Lexo më Shumë

Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarësh rezulton të kenë braktisur vendin përgjatë viteve të pas-pandemisë nga 1 janari 2021 në 2026, duke dëshmuar thellim të mëtejshëm të krizës demografike dhe emigracionit në Shqipëri në popullsi tashme më të pakët dhe më të plakur. Largimi jo i zakontë nga vendi tregon se politikat ekonomike dhe ato për kapitalin, në vend që të nxisin kthimet, por stimulojnë më tej largimet edhe tani pas 35 vitesh nga rënia e komunizmit. Të dhënat më të fundit zyrtare nga INSTAT mbi migracionin neto për periudhën 2011–2026, tregojnë se, kur kufizimet globale…

Lexo më Shumë

Administrata amerikane po ushtron presion ndaj Omanit që të heqë dorë nga politika tradicionale e neutralitetit dhe të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, duke paralajmëruar edhe mundësinë e vendosjes së sanksioneve. Kjo është bërë e ditur nga burime amerikane dhe arabe për gazetën The Wall Street Journal. Sipas raportit, Uashingtoni e sheh gjithnjë e më shumë qëndrimin e Muskatit ndaj Teheranit si të papajtueshëm me interesat amerikane. Zyrtarët amerikanë dyshojnë se Omani po mban një qëndrim tepër të afërt me Iranin në kohën e tensioneve të larta në rajon. Omani, megjithatë, po përpiqet të ruajë ekuilibrin mes aleancës së gjatë…

Lexo më Shumë

“Zgjerimi është qëllimi ynë i përbashkët dhe e ardhmja e Maqedonisë së Veriut i përket plotësisht Bashkimit Evropian”. Kështu tha këtë presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski. Ai përsëriti se realizimi i ndryshimeve ksuhtetuese është e vetmja mënyrë pëe ta zhbllokuar procesin eurointegrues. Gjithashtu përshëndeti progresin në zbatimin e axhendës së reformave. Antonio Koshta, president i KE-së “Por miratimi i ndryshimeve kushtetuese të dakordësuara mbetet e vetmja mënyrë për të filluar zyrtarisht negociatat e. Është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar përfitimet e plota të anëtarësimit në BE për qytetarët…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Republikën e Sllovakisë, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u takua në Bratislavë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Mbrojtjes të Sllovakisë, Robert Kalinjak. Sipas njoftimit të Kabinetit të Presidentes, Kalinjak riafirmoi mbështetjen e fuqishme të Sllovakisë për rrugën evropiane të Maqedonisë, duke vlerësuar se vendi ka qëndruar padrejtësisht për një periudhë të gjatë në pritje të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Procesi i zgjerimit duhet të bazohet ekskluzivisht në përmbushjen e kritereve të Kopenhagenit”, theksoi Kalinjak. Ai ndau gjithashtu përvojat pozitive nga bashkëpunimi me institucionet maqedonase dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në disa fusha, përfshirë mbrojtjen.…

Lexo më Shumë

Në protestën përpara godinës së Kryeministrisë, banorja e Rrjollit, nëna e një fëmije 2-vjeçar, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj qeverisë dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën e akuzoi se ka firmosur për t’i marrë tokën e të birit duke e dhënë për ndërtim e një resorti në Rrjoll. “Rrjolli nuk do të ishte në këtë gjendje nëse ajo leje ndërtimi nuk do të ishte firmosur nga Balluku për t’i bërë nderin e jetës Bashkim Ulajt”, tha ajo ndërsa shtoi se “më 16 janar, duhet të kishte qenë e shkarkuar dhe jo të firmoste për të marrë tokën…

Lexo më Shumë

Qeveria sot miratoi Propozim-ligjin për Mbrojtje nga Përdorimi i Produkteve të Duhanit ose Produkteve të Ngjashme, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. “Ky është një hap i rëndësishëm për shëndetin publik dhe për krijimin e një hapësire publike më të shëndetshme, më të sigurt dhe më të përgjegjshme. Ligji është rezultat i një procesi të gjerë institucional, diskutimeve me palët e interesuara, konsultimeve me industrinë e duhanit, sektorin gastronomik, institucionet kompetente, organet e inspektimit, publikun ekspert dhe mbështetjes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë në një postim në Fejsbuk. Kryeministri Hristijan Mickoski, në takimin e fundit…

Lexo më Shumë

Gazetarja Ola Xama, i është bashkuar mijëra qytetarëve në protestë para kryeministrisë për të kundërshtuar ndërtimet në Zvërnec, ndërsa i ka bërë thirrje protestuesve të mos negociojnë me kryeministrin Edi Rama, i cili i ftoi ata në një konsultim publik për projektin. “Kryeministri gënjeu! Doli dhe gënjeu hapur dje në konferencë. Mos negocioni, sepse dikush që do të vjedhë sot, do të vjedhë edhe nesër”, tha ajo. Xama theksoi se pasuritë publike janë të Shqipërisë, që janë të shqiptarëve dhe jo të politikës, të pushtetit dhe të biznesmenëve. Ola Xama: Unë jam gazetare dhe ndoshta nuk do të duhej të isha në protestë,…

Lexo më Shumë

Mijëra qytetarë të mbledhur në protestën e kësaj të marte në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec, kanë renditur një sërë kërkesash që i cilësojnë si të qarta dhe të panegociueshme, duke kërkuar ndryshime të menjëhershme në ligjin për investimet strategjike dhe paketën e maleve. “Kjo protestë, e nisur si një reagim për dhunimin e pronës dhe pasurive kombëtare, paraqet këto kërkesa të qarta dhe të panegociueshme. Së pari, kërkojmë dorëheqjen e të gjithë qeverisë. Së dyti, kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve. Së treti, kërkojmë anulimin e ndryshimeve në ligjin…

Lexo më Shumë