Mijëra qytetarë të mbledhur në protestën e kësaj të marte në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec, kanë renditur një sërë kërkesash që i cilësojnë si të qarta dhe të panegociueshme, duke kërkuar ndryshime të menjëhershme në ligjin për investimet strategjike dhe paketën e maleve.
“Kjo protestë, e nisur si një reagim për dhunimin e pronës dhe pasurive kombëtare, paraqet këto kërkesa të qarta dhe të panegociueshme. Së pari, kërkojmë dorëheqjen e të gjithë qeverisë.
Së dyti, kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve. Së treti, kërkojmë anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore.”, tha një prej protestueseve.
Më tej, e reja theksoi se këto kërkesa nuk kanë karakter partiak, por lidhen me mbrojtjen e interesit publik dhe të pasurive kombëtare, ndërsa theksoi se “ne nuk pranojmë negociata mbi të drejtën themelore të qytetarëve mbi pasuritë që u përkasin vetëm shqiptarëve”.
Protestuesja: Kjo protestë, e nisur si një reagim për dhunimin e pronës dhe pasurive kombëtare, paraqet këto kërkesa të qarta dhe të panegociueshme. Së pari, kërkojmë dorëheqjen e të gjithë qeverisë.
Së dyti, kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, si dhe shfuqizimin e Paketës së Maleve. Së treti, kërkojmë anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe për trashëgiminë kulturore.
Këto nuk janë kërkesa partiake, por janë kërkesa për drejtësi, ligjshmëri dhe mbrojtjen e interesit kombëtar. Ne nuk pranojmë negociata mbi të drejtën themelore të qytetarëve mbi pasuritë që u përkasin vetëm shqiptarëve.
I bëjmë thirrje çdo shqiptari të bëhemi bashkë për t’i dhënë fund kësaj kaste politike të korruptuar. Koha e heshtjes ka mbaruar, koha për veprim ka ardhur. Anuloni projektet! Shqipëria është vetëm e shqiptarëve.


