Protestat qytetare në Tiranë kundër ndërtimit luksoz në zonën e Zvërnecit ka bërë jehonë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prestigjiozja New York Times shkruan se ditët e fundit protestat në Shqipëri kundër projektit turistik të dhëndrit të Trump janë rritur.
“Protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete bregdetare janë shndërruar në simbol të pakënaqësive më të gjera në Shqipëri, një vend që për dekada ka qenë ndër më të varfrit në Europë.
Prej vitesh, projektet e propozuara kanë ngjallur debate dhe shqetësime lidhur me mbrojtjen e mjedisit dhe mungesën e transparencës. Bëhet fjalë për një investim prej 1.4 miliardë dollarësh që përfshin ndërtimin e një kompleksi hotelier luksoz në Ishulli i Sazanit, si dhe një tjetër zhvillim turistik në një gadishull me zona të ndjeshme mjedisore”, shkruan gazeta.
Më tej New York Times shkruan se “kryeministri Edi Rama i ka mbështetur vazhdimisht projektet, duke i cilësuar ato si një mundësi për të zgjeruar industrinë turistike në rritje të vendit dhe për të tërhequr investime të huaja”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama deklaroi se projektet përfaqësojnë “ambicien për të krijuar destinacionin më tërheqës në këtë anë të Mesdheut”.
Kryeministri ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimet e kundërshtarëve se Kushner ka përfituar trajtim preferencial për shkak të lidhjeve familjare me presidentin amerikan Donald Trump.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1355276873147369%2F&show_text=false&width=476&t=0


