Në protestën e sotme kundër ndërtimeve në Zvërnec të vlorës, qytetarët të shumtë u mblodhën në shesh përpara kryeministrisë, duke kërkaur dhe dorëheqjen e Edi Ramës. Sakaq, disa prej qytetarëve i ngjitën te shkallët e kryeministrisë. Menjëherë ishin disa forca blu të policisë të cilët iu kërkuan atyre që të zbresin nga shkallët dhe të qëndrojnë në rrugën e Bulevardit. Pas një debati me policinë protestuesit zbritën shkallët e kryeministrisë.
Author: almakos
Ka nisur në Tiranë protesta kundër ndërtimeve në Zvërnec, ku mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në kryeqytet për të tretën ditë me radhë. [embedded content] “Pa dorëheqje, s’ka dialog”, dëgjohet të thërrasin njëzëri qytetarët, duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit, i cili sot i ftoi një grup përfaqësuesish të ulen për një konsultim publik lidhur me projektin. “Jam bir shqipe more shkja, ti sha ne s’dime me sha, ta kemi thënë s’na e njef trunin N’kryeministri ta ngremë flamurin.”, thuhet në pankartën e madhe që mbajnë protestuesit në duar. Po ashtu, në të tjera shihen edhe shprehje si “Rama në burg, Berisha…
Policia Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka zhvilluar bastisje në disa lokacione në vend në kuadër të një hetimi për krim financiar dhe korrupsion. Sipas autoriteteve, ekzistojnë dyshime se zyrtarë dhe persona të tjerë kanë keqpërdorur pozitën e tyre për të përfituar në mënyrë të paligjshme. Gjatë aksionit janë arrestuar disa persona, ndërsa hetimet vazhdojnë. Jozyrtarisht, disa media raportojnë se në mesin e të ndaluarve është edhe Stefan Bogoev, në shtëpinë e të cilit është kryer bastisje. Nga Prokuroria konfirmuan se aksioni është në vazhdim për shkak të dyshimeve për vepra penale…
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), ka dalë me një njoftim zyrtar pas përfundimit të monitorimit të protestës së zhvilluar më 30 maj 2026 nga banorët e fshatit Zvërnec, ku disa qytetarë u dhunuan nga persona civilë, të cilët nuk ishin pjesë e strukturave të kontraktuara për sigurinë e objektit. Sipas raportit të KShH, organizatorët kishin njoftuar paraprakisht Policinë e Shtetit, ndërsa Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë kishte hartuar një plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Po ashtu, KShH thotë se protesta u zhvillua në mënyrë paqësore deri në momentin kur një banor u tërhoq me forcë brenda…
Me shtatë vota “për”, pa asnjë votë “kundër” apo “të përmbajtur”, kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor, Artin Islami dhe Feuzi Xhaferi, morën mbështetjen e Komisionit parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime. Propozimin për emërimin e tyre e paraqiti deputeti i VLEN, Bekim Qoku, i cili vlerësoi se përvoja dhe profesionalizmi i dy kandidatëve do të kontribuojnë në forcimin e besimit të qytetarëve ndaj Këshilli Gjyqësor. Islami dhe Xhaferi ishin pjesë e listës prej shtatë kandidatësh që aplikuan në konkursin për plotësimin e vendeve në Këshillin Gjyqësor. Ndërkohë, filtrin e Komisionit nuk e kaluan kandidatët Sabedin Dauti, Shpresa Dauti, Elvir Iseini,…
Mosmarrëveshjet me Bullgarinë dhe zgjidhja e ngërçit të procesit eurointegrues pritet të jenë temat kyçe të vizitës së sotme të presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa në Shkup, në kuadër të turneut të tij në Ballkanin Perëndimor. Costa do të pritet në takim nga kryeministri Mickoski, e më pas do të ketë takim midis delegacionit qeveritar dhe delegacionit të udhëhequr nga Costa. Mickoski duke komentuar e vizitës së zyrtarit evropian, tha se kjo nuk do të ndikojë në ndryshimin e pozicionit të qeverisë, duke theksuar se nuk është fer dhe është joserioze të ndërrohen qëndrimet menjëherë vetëm pse vjen një…
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka publikuar pamjet nga protesta e djeshme e aktivistëve dhe qytetareve para Kryeministrisë kundër ndërtimeve në Zvërnec. Kreu i qeverisë ka ftuar te rinjve qe te ulen ne tryeze per te diskutuar per projektin e Zvernecit. Ai ka kërkuar qe te jene jo me shume se 20 përfaqësuesit per te ulur ne nje diskutim publik. Ndërkohë qe ne postimin e tij ai thekson se nese keta te fundit nuk do duhen, atehere gjerat jane te qarta, ai ne krye te vendit dhe te rinjtë ne proteste. “Mua këtu më keni, gjithmonë gati për…
Komuna e Tetovës do të ndajë vauçerë në vlerë prej 100 eurosh për çdo fëmijë që regjistrohet në klasën e parë gjatë vitit shkollor 2026/2027,në shkollat e Komunës së Tetovës. “Kjo masë synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, duke ndihmuar në mbulimin e një pjese të shpenzimeve për pajisje shkollore dhe nevoja të tjera të nxënësve. Përmes kësaj iniciative, Komuna e Tetovës vazhdon të investojë në arsim dhe në krijimin e kushteve më të mira për fëmijët, duke i mbështetur ata që në hapat e parë të rrugëtimit të tyre…
Një kamionist shqiptar ka humbur jetën teksa u gjet brenda mjetit që drejtonte, në rrethana e shkaqe që ende po hetohen, por që paraprakisht dyshohet për një atak kardiak. Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në portin e Ankonës në Itali, në hyrje të stacionit të përpunimit. Ndërhyrja e mjekëve të Kryqit të Kuq ka qenë e menjëhershme, por për fat të keq pa mbajtur dot në jetë shoferin shqiptar. Ai u nis menjëherë drejt spitalit rajonal të Torrette, por 68-vjeçari nuk ia doli dot, edhe pse u përdor defibrilatori dhe terapia mjekësore e ndihmës së parë, informon “Corriere”.…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e saj të fundit, miratoi Planin operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2026, me të cilin sigurohen mbi 2,4 miliardë denarë, ose më shumë se 39 milionë euro, për të mbështetur punësimin, sipërmarrësinë dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor. Në konferencën e sotme për media, ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi dhe drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Adnan Ejup, prezantuan masat dhe programet e parashikuara me Planin, i cili sivjet do të përfshijë më shumë…
Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar në Mallakastër. Sipas burimeve policore, pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona, 1 shqiptar dhe dy gjermanë, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti zinxhir. Ndërkohë si pasojë e aksidentit trafiku u paralizua për minuta të tëra duke…
Shkalla e vendeve të lira të punës në tremujorin e parë të këtij viti është 2.07 përqind, dhe numri më i madh i vendeve të lira, 2.346 është në grupin e pestë profesional: Punëtorë të shërbimeve dhe shitjeve, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave. Rajoni i Vardarit ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës prej 2.28 përqind.Shkalla më e lartë e vendeve të lira të punës prej 4.94 përqind është në sektorin e akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimit ushqimor, ndërsa shkalla më e ulët është në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër…

