Një kamionist shqiptar ka humbur jetën teksa u gjet brenda mjetit që drejtonte, në rrethana e shkaqe që ende po hetohen, por që paraprakisht dyshohet për një atak kardiak.
Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në portin e Ankonës në Itali, në hyrje të stacionit të përpunimit.
Ndërhyrja e mjekëve të Kryqit të Kuq ka qenë e menjëhershme, por për fat të keq pa mbajtur dot në jetë shoferin shqiptar.
Ai u nis menjëherë drejt spitalit rajonal të Torrette, por 68-vjeçari nuk ia doli dot, edhe pse u përdor defibrilatori dhe terapia mjekësore e ndihmës së parë, informon “Corriere”. Mjekët thanë se dyshimet janë për një arrest kardiak.
Hetimet për ngjarjen po vijojnë, teksa pritet edhe rezultati i autopsisë, ndërsa nuk bëhet i ditur emri i viktimës.


