Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot në GJKKO (3 qershor) pretencën për një fraksion të ndarë të dosjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të pandehurit që kanë kërkuar proces me gjykim të shkurtuar dhe janë mëvetësuar, të akuzuar si bashkëpunëtorë të zyrtarit socialist. Sipas pretencës së SPAK për të bashkëpandehurit e Veliajt u kërkuan: Fatmir Bektashi 1 vit burg/ 8 muaj burg, pezullim pune interes publik. Kompania e tij “Kontakt shpk” me 583 mijë leke gjobë. Ina Goxhaj me 7 vit burg, q ëkonvertohet në 4 vjet 8 muaj me jgykim të shkurtuar, me përfundim pezullim dhe shërbim prove…
Author: almakos
Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, ka dëshmuar të mërkurën në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në procesin gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, lidhur me episodin e vënies së tritolit në biznesin e tij në Durrës në vitin 2022. Gjatë dëshmisë së tij, Noizy ka deklaruar se natën e shpërthimit ndodhej në pallatin ku ishte vendosur eksplozivi, ndërsa ngjarjen e mësoi pasi u zgjua në mëngjes dhe pa dëmet e shumta të shkaktuara. Sipas tij, dyshimet e para e çuan në një konflikt që kishte pasur një ditë më parë me…
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka njoftuar se zjarrfikësit e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë do të përfitojnë rritje prej 30 për qind të pagave. Përmes një postimi publik, Kasami theksoi se vendimi është marrë si vlerësim për punën, përkushtimin dhe sakrificën që zjarrfikësit tregojnë çdo ditë në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve. “Me vendimin e ri, zjarrfikësit do të përfitojnë rritje prej 30% të pagave, si vlerësim për punën, përkushtimin dhe sakrificën e tyre të përditshme në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve”, ka shkruar Kasami. Ai e ka…
Studentët e Kosovës kanë njoftuar se më 5 qershor do të organizojnë një protestë paqësore para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë. Protesta do të nisë në ora 14:00 dhe ka për qëllim të shprehë mbështetje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore. Organizatorët thonë se gjuha shqipe është një e drejtë e garantuar dhe duhet të përdoret në të gjitha institucionet dhe procedurat shtetërore. Ata theksojnë se protesta do të jetë paqësore dhe synon të dërgojë një mesazh solidariteti me studentët shqiptarë. Përmes një thirrjeje publike, ata…
Aleanca për Shqiptarët (ASH) vlerëson se deklarata e Presidentit të António Costa ishte e qartë dhe nuk lë hapësirë për interpretime politike, duke theksuar se çdo marrëveshje e arritur duhet të zbatohet në tërësi. Në një reagim publik, ASH thotë se qëndrimi i Brukselit rrëzon arsyetimet e deritanishme të Qeverisë lidhur me procesin e integrimit evropian dhe, sipas tyre, nxjerr në pah dështimin politik të koalicionit VLEN, i cili kishte premtuar realizimin e ndryshimeve kushtetuese brenda gjashtëmujorit të parë të qeverisjes. Sipas ASH-së, deklarata e Costas konfirmon se hapja reale e negociatave me Bashkimi Evropian nuk mund të ndodhë pa…
Policia e Vlorës ka kryer edhe dy arrestime të tjera lidhur me ngjarjen e ndodhur në Zvërnec, ku qytetarë protestuan kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe një prej tyre u tërhoq zëvarrë nga rojet e sigurisë të maskuar dhe u dhunua. Policia sqaron se në pranga janë vene dy persona pasi kanë tërhequr me forcë, drejt vendit të rezervuar për rojet, pjesëmarrësin në tubim, ndërsa më parë ishte arrestuar edhe kreu i shoqërisë private, Gerald Biba, (foto poshtë) që ndodhet në paraburgim me masë sigurie. Ashtu si Biba, të arrestuarit nuk figurojnë të regjistruar si roje sigurie. Ndaj të…
Ushqimi ka një rol të rëndësishëm në formimin e vetëdisiplinës sonë, duke na ndihmuar të forcojmë kontrollin mbi dëshirat tona. Si mund të përdorim këtë njohuri për të përmirësuar jetën tonë? Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se mënyra se si menaxhojmë urinë tonë ka ndikim të thellë në vetëkontrollin tonë në tërësi.Një nga zbulimet më interesante është se truri ynë është vazhdimisht në një luftë midis dëshirave të menjëhershme dhe qëllimeve afatgjata. Dëshira për të ngrënë diçka të shijshme, si një ëmbëlsirë, shpesh përballet me nevojën për të ruajtur shëndetin dhe produktivitetin. Kjo dinamikë është një nga sfidat kryesore biologjike që na…
Ish presidenti i Republikës, Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë për të pritur ngushëllime për ndarjen nga jeta të babait të tij Rexhep Meta. Kreu i Partisë së Lirisë është shoqëruar nga efektivë të policisë së burgjeve në hotelin ku do të zhvillohen pritjet. Nuk kishte si të mungonte edhe vizita e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është parë teksa hynte në hotel për t’i shprehur ngushëllimet Ilir Metës. https://www.youtube.com/embed/qU6cXBrtClU Kujtojmë që edhe ditën e djeshme, Ilir Meta mori leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babit të tij…
Ish-ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, tha se çdo ndryshim në Kornizën Negociuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian duhet të miratohet nga të gjitha 27 vendet anëtare, përfshirë edhe Bullgarinë. Sipas tij, edhe nëse shumica e vendeve të BE-së e mbështesin Shkupin, pa pëlqimin e Sofjes nuk mund të ketë vendim të ri. Dimitrov vlerësoi se vendi duhet të kërkojë mënyra për të mbrojtur interesat e veta përmes zgjidhjeve ligjore dhe kushtetuese. Ai paralajmëroi se ende ekzistojnë çështje të hapura me Bullgarinë që mund të ndikojnë në procesin e integrimit evropian. Dimitrov theksoi se situata aktuale nuk i sjell…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 3 qershor 2026. Sipas vendimit të ri, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar 1.49 euro për litër, duke shënuar një rritje prej 1 centi krahasuar me një ditë më parë. Ndërkaq, çmimi maksimal i benzinës mbetet 1.41 euro për litër, ndërsa ai i gazit 0.72 euro për litër. Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë deri nesër. Vendimi është marrë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit në kuadër të përditësimit…
Policia e Sarandës ka lokalizuar dhe arrestuar një nga 3 të dyshuarit për vendosjen e një lënde plasëse në makinën e një personi në Sarandë katër muaj më parë. [embedded content] I ndaluari është Ignasjo Kaso, banues në fshatin Shëndelli, ndaj të cilit Prokuroria ka ngritur dy akuza. Operacioni lidhet me ngjarjen e 5 shkurtit të këtij viti në Vrinë. Policia konfirmoi sot (3 qershor) se ka zbardhur vendosjen e eksplozivit në automjetin e Mirash Gjikollës pas konflikteve mes palëve që janë ende nën hetim. Gjatë operacionit për kapjen e 21-vjeçarit, Policia gjeti në banesën e tij dhe sekuestroi, në…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPKA) ka dhënë pretencën për Samir Rosales Rodriguez, i cili kishte rolin e kimistit që do të ekstradonte kokainën nga laboratori i Frakullës në Fier. Prokurori Adnan Xholi kërkoi dënimin me 14 vjet burgim të Rodriguez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit. Ai u arrestua në Kolumbi më 4 shtator të vitit të kaluar. Sipas hetimeve, Rodriguez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri. Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier në pleh organik, e…

