Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPKA) ka dhënë pretencën për Samir Rosales Rodriguez, i cili kishte rolin e kimistit që do të ekstradonte kokainën nga laboratori i Frakullës në Fier.
Prokurori Adnan Xholi kërkoi dënimin me 14 vjet burgim të Rodriguez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit. Ai u arrestua në Kolumbi më 4 shtator të vitit të kaluar.
Sipas hetimeve, Rodriguez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri. Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier në pleh organik, e cila llogaritet sipas SPAK të ishte afro 480 kilogramë.
Sipas SPAK, Samir Rosales Rodriguez akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet në ngarkim të ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku dhe 10 personave të tjerë në dhjetor 2023, të cilët akuzohen për trafikimin nga Kolumbia të 485.5 kg kokainë të përzier me pleh kimik.


