Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri edhe një reagim publik për ngjarjen ku humbi jetën në krye të detyrës edhe efektivi Enea Mekolli. Ai shprehu dhimbjen e tij për këtë humbje, teksa shpjegoi se edhe autori i krimit mbeti i plagosur Violand Braçellari gjatë aksionit, ndodhet në spitalin e Korçës, i arrestuar dhe pritet të transportohet gjithashtu drejt Tiranës për mjekim. “Humbëm një koleg të mrekullueshëm, një baba, një familjar të përkushtuar dhe Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj punonjësin e saj në shërbim të qytetarëve. Edhe…
Author: almakos
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmet Bardhi ka reaguar për vrasjen e efektivit të Forcave Shqiponja, Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri gjatë një operacioni policor për kapjen e 43-vjeçarit, Violand Braçellari, i dënuar për kultivim narkotikësh. Bardhi thotë se është i tronditur nga ngjarja e rëndë, ndërsa kërkon dënim maksimal për autorin. Duke shprehur ngushëllime për familjarët e efektivit të vrarë, Bardhi i uron gjithashtu urim të shpejtë edhe të plagosurit. “I tronditur nga vrasja e një punonjësi të Policisë së Shtetit në krye të detyrës dhe plagosjes së kolegut të tij. Dënoj…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar. Përmes një reagimi në X, Rama vlerësoi operacionin e forcave të rendit dhe shprehu ngushëllimet për familjen e efektivit të ndjerë. Më tej, kreu i qeverisë shprehu nderimet për efektivin e rënë në krye të detyrës. “Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër”, u shpreh Rama. Kryeministri kërkoi gjithashtu ndëshkim maksimal për autorin e dyshuar dhe vlerësoi punën e Policisë së Shtetit. Reagimi i…
09:07 – 04.06.26 A Një 43-vjeçar i identifikuar si Violand Braçellari është autori i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër Edison Adri. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni policor në Lozhan të Maliqit për kapjen e 43-vjeçarit, i cili prej vitit 2017 ishte në kërkim për llogari të policisë së Vlorës. Gjatë lokalizimit të Braçellarit ka pasur shkëmbim me armë zjarri mes tij dhe efektivëve të policisë, ku për fat të keq mbeti i vrarë polici i Shqiponjave, Enea Mekolli dhe u plagos Edison Adri. Autori Violand Bracellari, cilësohej si një person i rrezikshëm,…
Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë të enjte (4 qershor) në bashkinë e Maliqit, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni policor, një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë, duke vrarë një polic dhe plagosur një tjetër. Burimet bëjnë me dije se edhe autori i dyshuar ka mbetur i plagosur. Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.
Janë identifikuar dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht pasditen e kësaj të mërkurë në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin. Viktimat, siç raportojnë mediat shqiptare janë: Leonid Alia nga Fushë Kosova dhe Jetmir Çopa nga Prishtina. Mësohet se 5 të rinj u morën nga dallgët pasi u futën për t’u larë. Pasditja e tyre në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale prej dy prej tyre të cilët humbën jetën. Mësohet se dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe janë në gjendje të rëndë në spital. Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit,…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Shëngjin, ku katër të rinj nga Kosova u morën nga dallgët e detit. Sipas raportimit të Euronews Albania, pasditja në bregdetin e Shëngjinit rezultoi fatale për dy prej të rinjve, të cilët humbën jetën Ndërkohë, dy të rinjtë e tjerë janë nxjerrë nga uji dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë forcat e kërkim-shpëtimit dhe Policia e Shtetit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj. Autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa pritet…
Ka përfunduar pas më shumë se tre orësh protesta e katërt e thirrur në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec. [embedded content]Ndryshe nga tre protesta e tjera, kjo e sotmja nisi me përplasje, pasi qytetarët u përballën me policinë teksa çanë gardhin metalik te Ura e Lanës, i vendosur si masë sigurie për ndeshjen miqësore Shqipëri-Izrael, dhe marshuan duke u mbledhur para kryeministrisë. Ashtu si ditët më parë, edhe sot qytetarët i bën të qarta kërkesat e tyre, dhe kërkuan sërish anulimin e projektit dhe dorëheqjen e tij nga qeveria. Ndër të tjera, ata theksuan sërish që e kanë refuzuar ftesën e…
Ka vijuar për të katërtën ditë radhazi protesta e qytetarëve kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe Nartë të Vlorës. Edhe sot pati një numër të lartë të protestuesisht që mbushën Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ashtu siç duket dhe nga pamjet me dron të siguruara nga Panorama Online mijëra në shesh brohorasin për largimin nga Kryeministria të Edi Ramës. Duhet shënuar se sot pati dhe përplasje me policinë për shkak të një gardhi metalik, të vendosur nga policia te ura e Lanës, rrethim që u ça nga protestuesit për të shkuar drejt Kryeministrisë. [embedded content]
Gjatë protestës së katërt masive para kryeministrisë kundër ndërtimeve në Zvërnec, një prej mijëra të pranishmëve, i ka bërë serish thirrje kreut të qeverisë të jap dorëheqjen dhe i ka bërë të qartë se ata nuk ulen për dialog me të. [embedded content] “Jep dorëheqjen, s’ka dialog”, tha ajo, ndërsa shtoi se “Edi Rama tha në fillim që donte të ikte, pastaj tha që na ka humbur busulla. Kujt i ka humbur busulla?”. Ndër të tjera, ajo deklaroi se kryeministrit i ka ardhur koha të shkoj në burg bashkë me kundërshtarin e tij politik, kreun e PD-së, Sali Berisha. “Ka ardhur koha…
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, i është bashkuar zërave publikë që kërkojnë mbrojtjen e Zvërnecit dhe kundërshtojnë ndërhyrjet që rrezikojnë natyrën dhe trashëgiminë e zonës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cana ka shpërndarë një pamje nga Zvërneci, ku shfaqet peizazhi natyror i zonës, ndërsa në foto është vendosur edhe mesazhi: “Kultura, natyra dhe trashëgimia për të ardhmen.” Postimi i ish-kapitenit kuqezi është interpretuar si një shenjë solidarizimi me aktivistët dhe qytetarët që kanë dalë në mbrojtje të Zvërnecit, duke kundërshtuar projektet që, sipas tyre, cenojnë një nga zonat më të veçanta natyrore dhe kulturore në vend.

