Gjatë protestës së katërt masive para kryeministrisë kundër ndërtimeve në Zvërnec, një prej mijëra të pranishmëve, i ka bërë serish thirrje kreut të qeverisë të jap dorëheqjen dhe i ka bërë të qartë se ata nuk ulen për dialog me të.
“Jep dorëheqjen, s’ka dialog”, tha ajo, ndërsa shtoi se “Edi Rama tha në fillim që donte të ikte, pastaj tha që na ka humbur busulla. Kujt i ka humbur busulla?”.
Ndër të tjera, ajo deklaroi se kryeministrit i ka ardhur koha të shkoj në burg bashkë me kundërshtarin e tij politik, kreun e PD-së, Sali Berisha.
“Ka ardhur koha të shkosh te Erion Veliaj, Ilir Meta, merr dhe Sali Berishën me vete”, tha ajo.
Protestuesja: Jep dorëheqjen, s’ka dialog. Edi Rama tha në fillim që donte të ikte, pastaj tha që na ka humbur busulla. Kujt i ka humbur busulla? Edi Rama, ne e dimë shumë mirë se çfarë duam, busulla të ka humbur ty. Ka ardhur koha të shkosh te Erion Veliaj, Ilir Meta, merr dhe Sali Berishën me vete.
Sepse Shqipëria është e shqiptarëve, ne jemi popull autokton, më i lashtë dhe më i vjetër në Ballkan. Ne nuk e shesim tokën, nuk jemi tradhtarë, Ju që jeni tradhtarë shkoni ku e keni vendin. Nesër më shumë, nesër më shumë, nesër më shumë, nesër më shumë…


